Published On: 23 Shtator, 2017

Dimensionet e flamurit kombëtar dhe elitat politike regresive në Kosovë dhe në Shqipëri?!

Nga Skënder MULLIQI

Simbolet kombëtare e identifikojnë shtetin .Flamuri është simbol të cilin shumica e shqiptarëve e kanë pasur në shtëpi dhe në të gjitha institucionet shtetërore. Tek ne në Kosovë flamuri kombëtar ka domethënie të posaqme kur dihet së për shumë kohë ishte i ndaluar të përdorej në Jugosllavinë e Titos tërësisht dhe nga 68, ta në trajtën origjinale. Shqiptarët i avancuan disa të drejta elementare edhe pse të okupuar, kështu u lejua edhe përdorimi i flamurit. Kosova pas luftës e ka edhe flamurin shtetëror multietnik. Kësaj radhe do ti shkruaj disa rreshta për flamurin kombëtar për të cilin lidhet  historia jonë . Nuk matet patriotizmi vetëm duke e valëvitur flamurin dhe nuk matet së ku më shumë e ku më pak e valëvitim atë. Flamuri kombëtar merr dimension më të madh kur të gjithë punojmë mirë, kur e zhvillojmë shtetin , kur shumica punojnë, e jo kur shumica janë të papunë. Flamuri dhe shqiponja dy krenare merr kuptim edhe më të madh , kur të gjithë problemet para vetit I përfundojmë ashtu si duhet, kur arsimi dhe shëndetësia janë në nivel, thënë përgjithësisht kur punohet ndershmërisht karshi shtetit dhe kombit. Sigurisht së edhe flamuri na duket më madhështor, ka kuptim shumë më shumë edhe përdorimi I tij ne manifestime e gjetiu. Kur punët ecin keq në shtetndërtim dhe mirëqenie si po ecin  në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, flamuri shumë e humb shkëlqimin e tij. Këtë zvetënim të flamurit po e bëjnë kastat politike në pushtetet e Kosovës  dhe në Shqipëri. Të rinjtë po largohen. Aq më keq kur po largohen për mos tu kthyer kurrë. Edhe flamuri kombëtar për ta sigurisht së shumë e humb kuptimin, duke e konsideruar  më shumë si një leckë! Kjo është e dhimbshme, kjo është e frikësuese për të ardhmen tonë. E dimë të gjithë së shumë më lehtë është ta valëvisim flamurin, por është shumë më vështirë t’ia ruajmë kuptimin e tij. Flamurin kombëtar po e përdorim kudo. Flamurin e madhëron puna shtetërore e mirë, puna private e mirë, puna në tregti, ekonomia  dhe dija. Sa më i pasur që është një vend, I cili ka ekonomi të zhvilluar, kur kemi shkolla dhe spitale të cilat simbolizojnë punën e mirë dhe të ndershme karshi popullit dhe shteteve, aq më madhështor bëhet edhe përdorimi i flamurit. Kur kemi shtete në nivel edhe flamuri kombëtar është shumë më domethënës. Gjithë[ka merre kuptim  dhe ka vlerë kur të arriturat janë të mëdha. Kur njerëzit janë të pavullnetshëm dhe depresiv, kur nuk shohin perspektivë, kur ata largohen nga vendlindjet, kur stagnojnë proceset zhvillimore dhe stagon demokracia,  ai shtet apo shtete janë  të pa vlera bashkë më flamurin. Nëse dëshirojmë të kemi simbole kombëtare te fuqishme duhet ti forcojmë shtetet tona, ti bëjmë ato vende ku ka perspektivë për të jetuar. Kur shohim në ndonjë manifestim flamujt e shteteve perëndimore na duken shumë më ndryshe, na duken madhështor nga fakti së këto shtete janë të fuqishme ekonomikisht, se të rinjtë në këto shtete kanë ardhmëri të ndritur. Mos ti përdorim simbolet kombëtare më qëllim që ti mbulojmë dështimet tona, ti mbulojnë pa aftësitë e këtyre klasave politike në dy pushtetet e shteteve shqiptare. Kemi deficite politike për zhvillime politike pozitive më këta akter politikë të cilët po promovojnë mashtrime dhe po i mbrojnë vetëm interesat  e tyre politike dhe materiale. Nuk po sjellin asgjë pozitive në konkurrencën ideologjike dhe nuk po I ofrojnë kushte demokracisë parlamentare. Nuk kanë ide praktike dhe  nuk e dëshirojë konkurrencën profesionale. E kanë stopuar jetën parlamentare duke kufizuar të gjithë ata të cilët kanë dije dhe kualitete. Kanë instaluar partikracinë në vend të demokracisë. I kanë eliminuar intelektualët e mirëfilltë, duke inkuadruar njerëz lojal. Partitë garuese për pushtet janë bërë agresive në fushatat zgjedhore të cilat edhe kanë për synim ti mbulojnë edhe dobësitë kadrovike .Po shkojnë më formulën “më rëndësi është të premtohet së të realizohet’. Nuk ka dyshim së Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për ndryshime demokratike dhe ndryshime të guximshme në mbarë sistemet, të cilat po punojnë më defekte të mëdha. E dimë së të gjitha  proceset  janë  afatgjata, që nënkupton edhe pluralizëm kritik, që nënkupton edhe inkuadrimin e elitës intelektuale të pavarur në të gjitha planet e jetës…

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...