Published On: 12 Nëntor, 2016

Dikush po e përdor emrin e Astrit Deharit nëpër muret e Prishtinës për të sharë pushtetin (Foto)

Në sheshin kryesor të Prishtinës, përkatësisht në murin e objektit që ndan Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga ajo e Diasporës, si dhe ajo e Bujqësisë dikush ka shkruar parulla me emrin e të ndjerit Astrit Dehari, por në këto parulla është sharë edhe pushteti.

“Astritin e vrau pushteti” dhe “Drejtësi për Astritin” thuhet në dy parullat e shkruara në në mur. Kapur me to është shkruar edhe “VV”.

Astrit Dehari vdiq në burgun e Prizrenit dhe ende nuk ka një raport final se Dehari është vrarë apo është vetëvrarë. Ajo që dihet nga raporti i autopsisë është se 26 vjeçi ka vdekur nga asfiksia, bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...