Published On: 26 Gusht, 2017

Dikur ky robi Yt, lypke liri o Zoti im

(Bazuar në një ngjarje të vertetë: Ushtari, dedikim ish-komandantit të tij).
Jeta pas lirisë! 

Liridona Raci 

…Para syve veç ni ngjyrë, p’e vrejë që dilli po rrezon e ditë e mirë është kjo dita e sotit o Zoti im.
-Po m’kujtohet n’99’en i veshun ushtarë e me pushkë n’krahë nëpër rrugë e male t’Kosovës, lypsha liri o dhimbja ime. Dojsha me ndie erën e lirisë, se u patën ba shumë vjet që kishim harrue çka donë me thanë me frymue lirshëm. Me shokë e dhamë ni betim… e dojshim Kosovën t’lirë o moj dhimbja ime.
Oh, moj dhimbje e mallkueme, sa do kisha dasht’ me t’zhdukun nga qenia ime. Eh, kështu i lanun n’harresë, fakti i të qënit ushtarë për liri po fillon të më mërzisë, o shoku im i betejës.
O shoku im, sa lartë ke çue krye. Ke gru’e’fmi e qe besa edhe po munesh me punu e m’i que pare e bukë te shpia.
E n’këtë liri paret, pasunia e teprueme sot t’çorruen e t’banen harrestarë.
E ça t’bajë unë i mjeri që ato copa predhash m’çorruen, e m’i coptuen kam’t e mia. Edhe unë si ti kam gru’e’fmi!
A e man men o komandanti jem se n’kohën e komandës tane, kur unë me shokë t’mi ishim n’fushë betejë ti i terun n’dhomen tane t’punës rrishe?!
A e din o i nderumi jem se gjym’tyrt e mia u banen copash, që fmia yt me frymue lirshëm sot?!
O i nderumi jem, unë kam ba shumë për evlad’të e tu. Mos harro se ka Zot! Bane ni ligj për mu, o i nderumi shoku jem i dikurshëm, ban edhe ti diçka për djalë temin! Edhe pse sytë mu kanë çorrue, ni dritë t’syve e kam. Djali jem s’po ka mund’si as librat e shkollës për mi ble! E evlad’të e tu n’luks jetën janë tu e shkue o zotnia jem. Me ato pak pare t’penzionit nuk po mjaftohna as ushqimin me siguru për familjen teme… Po ulna n’sofër për me ngranë e po qohna me barkun untë… S’po muj me lanë evladin tem untë o shoku im harrestarë…
Jam ba me kërkue vdekjen… Ti se dinë sa e randë mu ka ba kjo frymë?!
Kallxom ti o shoku jem i dikurshëm, qysh me kesh kjo zemra jeme kur n’varfni t’skajshme jom tu jetue?!
Djalit tem po i mungon gjithçka nga ajo që fmit e tu e kanë, madje edhe në masë të teprueme…. Po i mungon mund’sia për mu shkollue e dej nesër me mrri najë ditë ma t’mirë…
Nuk asht ma fmi! I ka ba do vjetë, tash po kupton gjithçka nga jeta.
Ka kuptu shumëçka, prej para 13 vjet’ve e dej sot…
…Mbi t’gjitha kuptoj se qenka shumë randë kur miku i zemrës jo vetëm që t’harron që ekziston…por ma e keqja e gjithë kësaj asht qe kuptoj se miku t’bahet armik….!!! / SHQIPTARI.eu

Janar 2013

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...