Published On: 27 Gusht, 2017

Diktatura ka arritur shkallën e mos durimit qytetarë?!

Nga Skënder MULLIQI

Jeta politike në Kosovë, jo  që ka mbetur e paktë, por ajo më shumë po ngjanë në cirkus ku shumë qartë edhe po ndahen rolet. Jo qe në Kosovë nuk ka njerëz të ditur dhe njerëz të jetës politike, por ata kanë mbetur krejt jashtë këtyre rrjedhave politike, jo edhe pa fajin e tyre. Nuk është gjithmonë fajtore qeveria apo njerëzit tjerë të pushtetit. Fajtorë është edhe ai intelektual i cili ngjarjet e rëndësishme shoqërore dhe politike i veneron nga distanca duke mos u interesuar të bëhet pjesë e jetës shoqërore dhe politike. Pozita gjithmonë lavdërohet së po punon mirë, po në këtë rast ku mbetet Opozita, e cila duhet ta kontrollon rreptë punën e pushtetit? Duket së në Kosovë opozita ishte e dobët gjatë këtyre viteve. Ishte e dobët edhe për faktin së shumëherë koketoi me pozitën për çështje shumë të rëndësishme për shtetin .Në skenën tonë politike që shumë kohë po dominojnë fytyra të njëjta  apo zhongler të politikës. Këta politikanë  ishin shumë dinak, ishin shumë perfid sidomos në kohë të zgjedhjeve . Manipuluan më masën e gjerë në mënyrën më perfide të mundshme , duke e mashtruar elektoratin dhe qytetarët .Këta njerëz të politikës ishin narcisoid të cilët masën e gjerë i shndërruan në “klouna” për të vazhduar kështu lojën  bizare teatrale. “Klounat” ndoqën më përpikëri skenarët e këtyre Narcisoideve duke quar lojën e tyre të inskenuar mirë deri në fund. Narcisoidet e dinë mirë së pa lojën e mirë të “klounëve” nuk do të kishin arritur në binë dhe nuk do të kishin marr as apllaudime. Këta Narcisë të politikës kërkojnë besnikëri të pafundme që loja e tyre të këtë efekte. Kjo elitë politike në pushtet nuk janë gjë tjetër vetëm së grupime diletantesh, mashtruesish, hajnash  politikë…Thjesht Kosova nuk ka mundësi ta kthej më kohën e humbur .Thjesht Kosova më këtë politikë të mbrapsht nuk mund të ekziston. Pse? Sepse vetëm forma duket e kënaqshme kurse në brendi asgjë nuk ka ndryshuar për të mirë. Asgjë! Përkundrazi, diktatura partiake dhe diktatura shtetërore ka arritur shkallën e mos durimit qytetarë. Alfa dhe Omega e kësaj politike të mbrapsht janë bërë një grusht njerëzish, të cilët kanë përvetësuar çdo të mirë materiale .Qytetarët po shohin së  po mbyten e po  mbahen ende për kashte. Është duke vazhduar një politikë e rrezikshme karshi Kosovës dhe të ardhmes së saj në Ballkan .Njeriu ynë nga të gjitha anët po bombardohet duke e humbur edhe kontrollin mbi jetën. Kjo kastë politike jo që nuk ka moral politik, por nuk po e ka as frikën nga Zoti! Gjithmonë ka dhe duhet gjetur një zgjedhje fatlume  edhe përkundër situatave të vështira. Zgjedhja më e mirë do të ishte që kjo klasë politike tu lëshon rrugë forcave te reja dhe kreative politike, të cilët gjerat do ti kishin kthyer për së mbari, sa nuk është bërë tepër vonë. Kosovës I duhet ndryshmet shoqërore politike pozitive .Nuk ka alternativë të dytë. Alternativa e vendit është inkuadrimi në BE, jo veprimet dualiste herë Perëndim herë Lindje siç kemi tendenca të hapura. Kjo elitë politike nuk i dëshiron kuadrot e mirëfillta, nuk i duan njerëzit e ndershëm të politikbërjes, nuk i dëshiron intelektualët e mirëfilltë, së të gjitha këto kategori shoqërore I shohin si rrezik permanent për postet pushtetare të cilët i gëzojnë pa meritë. I kanë pa meritore këto pozicione te larta  së nuk punuan mirë për 18 vite më radhë. Mangupët  duhet eliminuar nga radhët e politikës që të rilindë një politikë e cila Kosovën do ta dërgonte nga e ardhmja më e ndritur. Le të largohen këta njerëz në emër të atyre të cilët po vuajnë për bukën e gojës,  të largohen në emër të atyre të cilët po jetojnë me paga minimale, të largohen që rinia jonë mos të largohet dyerve te Evropës për një vend të punës… Të largohen këto garnitura pushtetare së mjaftë e kanë zhvatur , mjaftë e kanë vjedhur dhe mjaft e kanë plaçkitur pronën shoqërore…

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...