Published On: 27 Prill, 2017

Digjet raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë

Është djegur dhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, që kërkonte 3 të pestat e votave.

Ditën e premte është thirrur raundi i katërt dhe sipas Kushtetutës së ndryshuar, në këtë raund do të mjaftonte një shumicë e thjeshtë.

Por mazhoranca nuk ka ende asnjë emër dhe asnjë propozim as për raundin e katërt.

Duke marrë fjalën në përfundim të raundit të sotëm, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, duke i kërkuar që kësaj çështjeje t’i jepet zgjidhje, ose vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Gjatë fjalës së tij, Ruçi ka akuzuar Metën për lojë të dyfishtë në tryezën me negociatorët gjermanë.

“Gjermanët na kërkuan diçka që në vendin e tyre nuk do ta bënin kurrë, të shtynim zgjedhjet dhe të linim qeverinë. E për çfarë arsyeje? Që të pushojnë të qarat e opozitës, që kërkon penalltinë, topin dhe portën bosh. Ju zoti kryetar u treguat shumë i lumtur në tryezë, kryeministri nuk tha as po e as jo, por la të kuptohet se jemi të gatshëm të diskutojmë, por vetëm me një kusht, që PD të vijë e të votojë vettingun. Pa kaluar as 5 minuta, zoti Basha iku. Zoti Meta, unë pyes, çfarë po ndodh kështu? Njerëzit po shohin se si na merr peng një çadër, që hallin e ka tek vettingu dhe drejtësia dhe përgjigja është vetëm një, koha e dialogut ka mbaruar”, ka thënë Ruçi. /tch/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...