Kronike Lajmi Levizes

Digjet autobusi i linjës Podujevë-Prishtinë

Sot në mëngjes është djegur një autobus i linjës Podujevë-Prishtinë

Një autobus i udhëtarëve është djegur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për autobusin e kompanisë “Beni 2” që qarkullon linjën Podujevë-Prishtinë.

Autobusi ishte duke lëvizur ndërsa është djegur, ndërkohë mësohet se askush nuk është lënduar.

Për ta shuar zjarrin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit./albeu.com/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *