Published On: 25 Tetor, 2016

Diaspora shqiptare ti bojkotojë zgjedhjet e 11 dhjetorit

Aktivisti i diasporës në Evropë, Alisetar Ramadani ka apeluar deri te mërgata shqiptare që t`i bojkotojnë zgjedhjet e 11 dhjetorit.

“Mos aplikoni që të mbushni formularin e KSHZ, sepse aty kërkohen informacione shtesë për të plotësuar përveç nr. amzë që e keni në Maqedoni. Kjo metodologji nuk duhet të aplikohet, sepse një herë na fshinë nga lista zgjedhore, tani kërkojnë të aplikojmë! Kjo është tallje me mërgatën, turp të kenë anëtarët e KSHZ që e mundojnë mërgatën në këtë mënyrë!

Ne apelojmë që mërgata të mos bie pre e asnjë partie politike, asnjë individi, të bëhemi unik kësaj radhe dhe të bojkotojmë zgjedhjet në diasporë. Mos i jepni legjitimitet zgjedhjes së 3 deputetëve sllavo folës përsëri.

Kushdo që ju thotë të dilni e të votoni ta dini se ju gënjen, edhe kësaj radhe do të fiton vota sllavo folëse.

Njësia 7 e zgjedhjeve duhet të shlyhet deri ne rregullimin e mirëfilltë të listës zgjedhore, e jo si të ju teket disave t’i rregullojnë listat zgjedhore, ndokush të mund të voton, ndokush të mos mund të voto”, shkroi Alisetar Ramadani në llogarinë e tij në Facebook. (INA)

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...