Published On: 30 Gusht, 2017

Dialogu i Brukselit është ngritur në nivel presidentësh?

Shkruan: Nehat Hyseni

Presidenti Thaçi dhe Vuçiqi, kanë paralajmëruar këto ditë takimin në Bruksel, me ndërmjetësimin e komisioneres së lartë të BE-së, zonjës Frederica Mogherini, për arritje të marrëveshjes për vazhdimin e Dialogut Kosovë Serbi. Pauza apo ndërprerja e stërzgjatur disamuajshe e këtij dialogu ka ndodhur për shkak të shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës më 10 maj 2017 dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 11 qershor. Meqë akoma nuk është konstituuar Kuvendi dhe nuk është formuar Qeveria e Kosovës, mandati i ekipit negociator të Kosovës ka skaduar dhe pritet që me tejkalimin e krizës politike aktuale dhe me zgjedhjen e institucioneve përkatëse do të formohet edhe ekipi i ri negociator. Mirëpo, bie në sy një “rastësi”, apo koincidencë se pikêrisht Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si kryeministër dhe Aleksandar Vuçiqi si kryeministër i Serbisë, kanë nënshkruar Marrëveshjen e parë Kosovë-Serbi, më 19 prill 2013. Me atë Marrëveshje të pafavorëshme dhe fatzezë për kombin shqiptar dhe për Kosovën, z.Thaçi në mënyrë skajshmërisht diletante dhe të papërgjegjëshme ka nënshkruar de facto kapitulimin e Kosovës ndaj Serbisë, duke ia vënë themelet Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që realisht paraqet thikë pas shpine, apo si “kunxhi i Nasradinit” ndaj Pavarësisë dhe Sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës në komunat me shumicë serbe. Gjithashtu, me atë Marrëveshje makabre e antishqiptare janë përfshirë vetëm obligimet e shtetit të Kosovës ndaj minoriteteve dhe posaçërisht ndaj serbëve të Kosovës, duke mos i përfshirë dhe mos i përfillur fare të drejtat e shqiptarve në Serbi, dmth në Luginë të Preshevës sipas parimit të reciprocitetit midis tyre. Andaj, Dialogu i Brukselit, që tani është duke u zhvilluar në nivel presidentësh, duhet ndryshuar dhe ridizajnuar radikalisht dhe duhet përshtatur interesave tona vitale shtetërore e kombëtare dhe Kushtetutës së Kosovës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...