Published On: 20 Qershor, 2017

“Dhezen” serbët: SHBA dhe NATO po e përkrahin verbalisht krijimin e Shqipërisë së Madhe

Mediat serbe vazhdojnë të spekulojnë pas rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë. Frika e serbëve është mundësia për Shqipërinë e Madhe, bashkimin e Kosovës me Shqipëri.

Frika bëhet më e madhe edhe pas formimit të qeverisë në Maqedoni, pjesë e së cilës janë shqiptarët.

Sipas mediave serbe, krahu i luftës do të formojë qeverinë me planin  që të bëjë Shqipërinë e Madhe.

“Ramush Haradinaj do të bëhet kryeministër, një ish komandant. Në hierarkinë e lartë shtetërore është edhe një ish udhëheqës i UÇK-së, Hashim Thaçi. Plani i tyre është ndërtimi i Shqipërisë së Madhe. Për këtë ata pretendojnë t’i marrin Malit të Zi një pjesë të territorit. Formimi i Qeverisë në Maqedoni do të ua lehtësojë që të “coptojnë” tokë edhe në Maqedoni. Për këtë fatkeqsësisht SHBA dhe NATO po e përkrahen verbalisht këtë politikë” thuhet ndër të tjera në një gazetë serbe./Indeksonline/

 
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...