Published On: 19 Maj, 2017

Dhembje dhe lot, varroset ish deputeti Agim Kikaj (Foto)

  • Lot dhe trishtim te LDK-ja, varroset Agim Kikaj (Foto)
  • Para pak minutave është bërë edhe ceremonia e varrimit të ish-deputetit të Lidhjes Demokraiktt ë Kosovës, Agim Kikaj.

Përpos familjarëve dhe miqve të pranishëm ishin edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Në mesin e tyre i pranishëm ishte edhe kryeministri në largim, Isa Mustafa, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri si dhe i pari i komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, shkruan Indeksonline.

Të gjithë këto fytyra të LDK-së si duke te kanë përjetuar në mënyrën më të dhimbshme të mundshme këtë ndarje nga jeta duke mos munguar as lotët e shumtë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa, mori pjesë në mbledhjen komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të deputetit  të Kuvendit të Kosovës, ish-kryetarit të Komunës së Podujevës, veprimtarit të shquar të LDK-së, Agim Kikaj.

Fjala e kryeministrit Mustafa në mbledhjen komemorative:

 

Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar politik, të njeriut tonë të mrekullueshëm, Agim Kikaj.

Podujeva, Lidhja Demokratike e Kosovës, mbi të gjitha Kosova, ka humbur një njeri të kompletuar, një personalitet të spikatur politik, një atdhetar që rrezatoi pozitivizëm dhe një intelektual të mirëfilltë.

Agimi u nda nga ne shumë herët, por la pas vetes një biografi të jashtëzakonshme, duke qenë kryetar i Komunës së Podujevës, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, një ndër personalitetet kryesore politike të Podujevës dhe më gjerë, veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Agimi ishte dhe mbetet shëmbëlltyrë për të gjithë ne, shëmbëlltyrëw e njeriut me veti të larta të punës, i përkushtuar për njerëzit e Kosovës, personalitet i cili rrezatonte afrim dhe mirëkuptim, dijetar që shërbehej me fakte e argumente dhe mbahej kokëlartë për atë që e mendonte, e shprehte dhe e mbronte.

Agimi nuk imponohej, por ai dominonte me modestinë e tij, ishte kultivues i mençurisë, dijetar i drejtësisë dhe artikulues i pashoq i gjuhës shqipe.

Dhe gjithë ne kemi nevojë çdo ditë të na agojë Agimi. Agimi i tillë i respektuar dhe që dinte të respektoj, i nderuar dhe që dinte të nderoj të tjerët, i dijshëm dhe dinte që dijen e tij ta përcjellë te të tjerët, i sjellshëm dhe dinte se si ta kultivoj mirësjelljen dhe kulturën.

Unë kam pas nderin e madh që ta njoh për afër Agimin. Para dhjetë ditësh, saktësisht më 8 maj, zhvilluam një bisedë të gjatë në zyrën time, dhe në fillim të bisedës duke u ndërlidhur me zhvillimet e fundit politike, më tha : “Mos u dorëzo”. I thash që nuk e kam ndërmend të dorëzohem, dhe ai më tha se e di këtë. Agimi ishte njeri i vendosur, i paepur në punë, shumë i përkushtuar dhe shumë i dijshëm. Ai i qëndroj besnik vendimeve kolektive për të mirën e vendit, nuk kishte protagonizëm dhe nuk bënte përpjekje për të qenë në qendër të vëmendjes, por ishte i gatshëm të ballafaqohej me këdo dhe kurdo në mbrojtje të parimeve dhe në mbrojte të qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E kam shumë vështirë të përshkruaj tërë ato mbresa dhe vlerësimet njerëzore që kam për Agim Kikën.

Por, mund të them me bindjen e plotë dhe të palëkundur, se ndarja e Agim Kikajt është një humbje e madhe për Kosovën dhe për proceset demokratike të Kosovës. Kosova humbi një njeri të mirë, e humbi një ekspert që i shërbente ndërtimit të institucioneve demokratike të Kosovës, një njeri që kishte për synim fuqizimin e kulturës dhe proceseve evropiane, sepse gjithsesi që Agimi i tejkalonte kufijtë krahinor dhe regjional. Ai e kishte të qartë interesin e vendit për të cilin punoi me përkushtimin më të madh dhe për të cilin e dinte se çfarë rruge duhet të merr.

 

Ju duhet të jeni krenar që i dhatë vendit një njeri të tillë, i cili jetoi, veproi dhe ndërroi jetë me nder dhe me faqe të bardhë. Ndërkaq, shoqëria jonë, duhet t’i jetë mirënjohëse për kontributin e madh, pa asnjë fije hile, që Agim Kikaj e dha për shtetin dhe vendin tonë.

Nder dhe lavdi veprës dhe jetës së Agim Kikajt.

 

Të pranishmëve i’u drejtuan edhe kryetari i Komunës së Podujevës, njëherësh nënkryetari i LDK-së Agim Veliu dhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

Në emër të Familjes Kikaj, të  pranishmëve i’u drejtua djali i Agim Kikajt, Altin Kikaj.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...