Published On: 17 Qershor, 2017

Det dhe pushtet, Basha. Ndikimi grek në Shqipëri

“Në takimin me homologun grek, do të hidhen bazat për t’u zgjidhur në mënyrë të emancipuar problemet që mbajnë peng marrëdhëniet shqiptaro-greke”.

Këto pak rreshta deklaratë, shoqëruan vizitën e Bashës në Athinë në 7 korrikun e 2016. Vetëm dy javë përpara miratimit të reformës në drejtësi, me PD e vendosur në cep të ringut nga faktori ndërkombëtar, a ishte vërtetë e rastësishme vizita e Bashës në kryeqytetin Helen?

Për të kuptuar këtë, si dhe vizitën e sotme në Uashington, ku Basha u takua me përfaqësuesit e lobit himariot-grek duhet të kthehemi pas të paktën 10 vjet, në fillim të vitit 2006, tek një vizitë enigmatike e Bashës me një përfaqësues të Nicolas Gage, të ardhur për të vizituar Shqipërinë në muajt e parë të mandatit të qeverisë Berisha.
Nicolas Gage, lobisti më i fuqishëm pro shkëputjes së të ashtuquajturit Vorio-Epir, i deklaruar nga qeveria Nano si “non-grata” për shkak të ngjizjes së një lëvizje separatiste, në fakt vizitoi Tiranën vetë në 2002, ku zhvilloi edhe një takim të shumëkritikuar publik me vetë Sali Berishën ne seline e PD.

Basha ishte ende në Holandë ne ate kohe, por një prej arsyeve të katapultimit astronomik të tij në detyra kyçe shtetërore fshihet mbase pikërisht tek kjo vizitë. Ndonëse Basha nuk është një i zgjedhur i lobit grek, ai diti shumë shpejt të vendoste një marrëdhënie të ngushtë me këto qarqe shumë influencuese në qeverinë Berisha. Jo rastësisht, një prej vizitave të tij të para si Ministër i Jashtëm ishte ajo Greqi, për t’u takuar me homologen Dora Bakojanis.

Se çfarë u tha pas kuintave në atë takim të përfunduar me mesazhet e zakonshme për “fqinjësinë e mirë” nuk u morr vesh asnjëherë, por fill pas kthimit në Tiranë, nis edhe praktika për hapjen e çështjes së detit. Me ndërhyrjen e vetë Bashës tek Berisha, puna e komisionit të ngritur apostafat klasifikohet si “sekret shtetëror” dhe publiku njihet vetëm me faktin e kryer, me nënshkrimin e ardhur në fakt tre vite më pas.

Pavarësisht dështimit të asaj afere, kontaktet midis lobit grek dhe Bashës asnjëherë nuk u zbehën, duke u shoqëruar edhe me dy takime të njëpasnjëshme në 2009-10 midis Bashës dhe Bakojanis, takime të zhvilluara në prapadhomat e konferencave apo organizatave ndërkombëtare.

E megjithatë, edhe më i bujshëm ishte takimi i Bashës dhe Berishës sërish me themeluesine “OMONIA”, Nicolas Gage, në qershor 2014, me rastin e inagurimit të Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Gjatë të gjithë kësaj kohe, PD dhe vetë Basha ka vazhduar të marrë financime të rëndësishme nga Greqia, e cila në kanale diplomatike, por jo vetëm, ka vazhduar të bëjë të qartë preferencën e saj për liderin e ri të Partisë Demokratike.

Kjo mbështetje ka marrë formë konkrete përmes bashkëpunimit të ngushtë të Bashës me “Heritage Foundation”, një fondacion “mburojë”, pas të cilit fshihet një prej organizatave më të fuqishme pro-greke në SHBA. Ishte pikërisht lidhja me “Heritage” dhe presidentin e saj, De Mint, ajo që i prodhoi Bashës tre ftesa të rëndësishme në 6 muajt e fundit.

E para ishte ftesa për të shkuar në Uashington, në ditën e inagurimit të presidentit Trump, kur ndër të tjera, Basha dhe Mediu “gjetën” kohë për t’u takuar personalisht me presidentin e fondacionit, që në fakt është edhe një prej lobuesve më të fortë të deklaruar të Bashës në SHBA.

Ftesa e dytë ishte ajo për Jason Emert, ish-anëtar i forumeve rinore të Partisë Republikane dhe president i një shoqate të krijuar dhe të financuar drejtpërdrejtë nga grekët. Emert e reklamoi veten në mënyrë të rreme si këshilltari i Trump, duke i ofruar Bashës një diversion publik, në ditët kur presioni ndërkombtar dukej sikur po mbyllte çadrën në muajin mars.

Ndërkohë, ftesa e tretë është kjo e sotmja. Qëllimi i deklaruar i kësaj vizite është një foto me Trump, e cila Basha shpreson do t’i japë më shumë legjitimitet ofertës së tij në zgjedhjen e 25 qershorit. E megjithatë, ajo që çudit është se përpara kësaj foto, pavarësisht nëse ajo do të bëhet apo jo, Basha kryen “qokën” në lobin himariot grek, njëkohësisht edhe një prej fraksioneve më të tërbuar anti-shqiptarë nëpër botë.

Mbështetja e deklaruar e këtij lobi, në fakt është vetëm kundërproduktiv dhe Basha e di këtë, por lidhjet e holla me influencën helene në Shqipëri e bëjnë atë që jo vetëm të takohet, por edhe të shfaqë publikisht foto të këtij takimi./lexo.al

Dossier/ Ditën e nesërme, do të vazhdojmë të publikojmë disa të dhëna të tjera eksluzive mbi lidhjet e ngushta të Bashës me lobin grek.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...