Published On: 31 Tetor, 2016

Destruksionet dhe obstruksionet politike janë duke i kushtuar shumë Kosovës

Skender Mulliqi

Kosova e vogël i ka të gjitha të mirat e kësaj bote. Për 17 vite ,Kosova nuk pati njerëz adekuat që ta drejtojnë ate në rrugën e prosperitetit dhe të zhvillimit të gjithëmbarshëm. Kosova është një shtet i ri i cili fazën e tranzicionit është duke e kaluar më turbulenca të mëdha .Deri më tash vlerësimet për proceset demokratike në Kosovë  nga organizatat e ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare te Evropës nuk ishin te favorshme. Kosova renditet  në vendet e fundit  te shteteve evropiane kur bëhët fjalë për korrupcionin dhe krimin e organizuar. Kosovën e udhëhoqen disa liderë partiakë dhe shtetëror , por kurrë nuk e drejtuan anijën e Kosovës në rrugën e duhur. Këta liderë më përjashtim të Rugovës ,ishin dhe kan mbetur më shumw me logjikë autokratike .Nuk ishin efikas në shtetndërtim dhe mirëqenje , sikur nuk ishin dobiprurës kunder krimit të organizuar , vrasejëve politike, dhe nuk u treguan efikas kunder korrupcionit  .Zgjedhjet e deritashme u cilësuan si demokratike dhe të lira, por të cilat në fakt u përcollën më defekte të cilat  shumë  e lënduan demokracinë e brishtë .Patem vjedhje masovike të votave edhe pse asnjëri subjekt politik gjatë këtyre viteve nuk e fitoi shumicën dërmuese që pa koalicion ta  formon qeverinë .Koalicionet qeverisese nuk ishin shumë të natyrshme për shkak të cilësimit të partive politike si të Krahut Pacifist dhe  të Krahut të Luftës. Kjo ndarje artificaile do të thosha unë shumë i kushtoi vendit, që proceset mos të marrin shumë të mbarën.Kjo ndarje pastaj rezultoi edhe në ndarje krahinore ,  ndarje regjionale ,deri të ndarjët në baza edhe farefisnore . Secili që erdhi në pushtet prioritet të zhvillimit e kishte më shumë  krahinën apo anën nga vjen ai, si dhe përmbushjen e interesave përsonale. Kjo ishte një thikë pas shpinës  popullit  të Kosovës.U dëmtua demokracia , ashtu siq ngecën edhe të gjitha proceset zhvillimore të cilat kan të bëjnë më jetën. Erdhë  në shprehje shumë edhe  urrejtja  .Kjo urrejtje është duke na përcjellur si hije e keqe në rrugë, në punë, në kafiteri , në gazeta dhe portale, në televizone e shumë ku  tjetër. Kjo urrejtje ka dëpertuar edhe atje ku më së paku guxon  të  jetë, në shkolla , në shkallat e stadiumeve  të futbollit, në palestra sportive , në ente shendetësore …Nuk funksionuan  si duhet organet e shtetit dhe kjo ishte gjëja më e keqe që mund ti ndodhë një shteti në formim e siper.  E gjithë sjellja jonë si në rrugë , autobus ,locale, në tren , e gjetiu duhet të jete sjellje civilizuese ,  sjellje korrekte ,sjellje  e butë …Vetëm kështu edhe i kultivojme vlerat tona nacionale .Mos ta kufizojmë kreativitetin si stimulans  i madh për të ecë përpara.

Të gjitha proceseve pozitive  në ball do të duhen të vihën mediat dhe njerëzit e politikës, por edhe  të tjerët .Mos të krijojmë përshtypjen përmës mediave të shkruara dhe eleketronike së jemi popull që nuk dimë të bëjmë asgjë mirë. Nuk na duhen shkrimet të cilat më shumë janë marketing . Nuk na duhen shkrimet senz\acionale , se ato pastaj krijojnë realitet të pa qenë. Televizonet do të duhej të bëjnë shumë në ndryshimin e skemës programore të tyre. Mos të shikohet vetëm ana komerciale , kur dihet së Kosova po kalon nëpër një fazë të ndieshme . Nuk është sikur të rinjeve tu servohen tema nga jeta dhe përditshmeria jonë , tju servohen tema edukativo- arsimore, e jo tju servohen  seriale turko-arabe të cilat  janë duke na infektuar keq gjithnjë e më shumë  .Janë duke pasur ndikim negativ në formimin e përsonalitetit  të  te rinjëve tanë. Edhe emisionet qendrore të lajmeve po fillojnë më temat nga politika, në vend që të fillojnë më ndonjë temë nga jeta , edhe  nese ajo duket krejt temë sporadike . Kështu veprohet në secilin shtet të zhvilluar dhe demokratik të Evropës .Edhe drejtuesit e këtyre televizione e dinë mirë atë punë , por shumë janë duke i kushtuar kujdes anës komerciale, e që nuk i bën mirë kësaj  shoqërie edhe ashtu të lodhur ekonomikisht dhe moralisht .Të gjitha këto po reflektohohen keq edhe në procesin mësimor , ku nxënësit nuk po kan respekt për mësidhënësit e tyre .Kur jemi të njerëzit e politikës, atyre  po iu mungon  dialogu i kulturuar , po iu mungon përgatitja profesinale , po iu mungon sjellja e kulturuar dhe gjentile … Kjo kastë politike është bërë shëmbull  i keq  edhe i jo tolerancës. Këta në pushtet janë bërë model i abuzimit  më shtetin dhe të mirat materjale. Jeta politike nuk po konsiderohet si rivalitet , por po konsiderohet  gadi   si armiqësi e hapur. Kjo nuk guxon të ndodhë sidomoso kur bëhët fjalë  për interasat nacionale dhe shtetërore. Pasojat pastaj janë katastrofale . Destrukcionet dhe opstrukcionet politike janë duke na kushtuar shumë si popull dhe si shtete  në Ballkan. Një shoqëri e cila funksionon më defekte të mëdha , nuk ka përspektivë dhe nuk ka as ardhmeri të ndritur…

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...