Published On: 4 Gusht, 2017

Dështon seanca pas bojkotimit të dytë nga koalicioni PAN

Ka filluar vazhdimi i seancës së Kuvendit, me gjysmë ore vonesë, por, pa praninë e deputetëve të koalicionit PAN. Ndërkohë është paraqitur vetëm deputeti i PAN-it Milaim Zeka, i cili ka kërkuar marrëveshje politike për zgjidhjen e krizës, ndërkohë që paraprakisht ka thënë se nga PAN-i do ta votonte vetëm Kadri Veselin, për të cilin ka marrëveshje. Ai ka deklaruar se nuk është bisht i PDK-së.

Ndërsa, Glauk Konjufca, tha se koalicioni PAN është ai që po e bllokon krijimin e institucioneve, atyre u takon që ta propozojnë kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, pavarësisht që Kadri Veseli nuk i plotëson kushtet për të udhëhequr me Kuvend.

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të LAA Avdullah Hoti theksoi se Kosova nuk duhet të mbahet peng, dhe se i takon PAN-it që të bëjë propozimin për kryetar Kuvendi, dhe të masë forcën e tij. Ai ka kërkuar falje para korit diplomatik për ndërprerje të seancës, dhe pa rezultate, ndërsa ka thënë se kjo tregon se Kadri Veseli tashmë është dorëzuar.

Më pas nga Arben Gashi është propozuar që kryesuesi i seancës Adem Mikullovci, ti ftojë në ora 12.00 shefat e të gjitha grupeve parlamentare, dhe pas një konsultimi jo publik, ndërmjet kryesuesit Mikullovci, Hotit dhe Konjufcës, u propozua nga shefi i GP të LDK-së, që të thirret mbajtja e takimit në ora 12.00, me shefat e grupeve parlamentare, për tu marrë vesh për mbajtje të seancës. Nuk kishte deputet në seancë më shumë se 59 në momentin e propozimit. SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...