Published On: 25 Nëntor, 2016

Dështimi diplomatik i Enver Hoxhajt

Ministri i punëve të jashtme Enver Hoxhaj, pas kthimit në postin e ministrit, pati premtuar se deri në shtator presin që të vijnë dy njohje të reja, njëra nga Afrika dhe tjetra nga Amerika Latine, dhe asnjëra nga këto dy shtete ende nuk e njohën Kosovën.

Gjatë një bisede me Gazetën Blic, Bilall Sherifi, sekretar i Nisma për Kosovën thotë se Hoxhaj deri më tani nuk ka arritur asnjë sukses dhe se të vetmin sukses që ka arritur është pasurimi i albumit të tij personal.

 bilall sherifi

“Pse kur ka pas suksese ai në politiken e jashtme që tani të konstatojmë se po dështon. Edhe në mandatin e tij të parë edhe në atë të dytin tani si ministër i jashtëm ai nuk ka arritur asnjë sukses.
Të vetmin sukses që ai ka arritur është pasurimi i albumit të tij personal me foto nga ekskursionet e tij që ka bërë nëpër botë me para publike”, tha Sherifi.

Ndërsa analisti Jon Leka pohoi se njohjet e reja nuk varen nga dëshira personale ngase aty ndikojnë edhe plotë faktorë të tjerë si trendet globale.

“Njohjet e reja nuk varen nga dëshirat personale e as ato që i paracakton qeveria kosovare, ngase aty ndikojnë edhe plotë faktorë tjerë si trendet globale, politika e brendshme dhe agjendat e qeverive të veçanta që duhet t’i bëjnë njohjet”.

Jon-Leka

Sipas Lekës Hoxhaj i ka borxh opinionit t`ia tregojë arsyet konkrete se pse premton e nuk realizon, duhet ti tregojë opinionit se pse ata që thanë se do ta njohin Kosovës u tërhoqën, nga këto do të mësonin se çfarë po bënë Ministri Hoxhaj apo diplomacia kosovare e cila nuk është në gjendje të veprojë.

Kurse analisti i zhvillimeve politike Faik Krasniqi thotë se jemi mësuar me gënjeshtrat e tyre.

“Tashmë jemi mësuar me gënjeshtrat e tyre. Madje as nuk po skuqen fare,
siç duket ata duke e parë që populli po i hanë gënjeshtrat e tyre, vetëm sa po e shtojnë dozën akoma më shumë. Shkon një i dështuar dhe vjen një tjetër i dështuar. Edhe premtimet e Enver Hoxhaj janë të thata”.

Faik-Krasniqi_5

Më tej Krasniqi i tha Gazetës Blic se në mandatin e tij të parë sa ishte Ministër i jashtëm ka arritur të sigurojë pak njohje, numri më i madh i këtyre njohjeve ndodhi në fillim të shpalljes së pavarësisë, ndërsa më së shumti pati ngecje në vitin e kaluar, që Kosovën e njohën vetëm tre shtete.

Ai tha se në vitet në vijim që nga shpallja e Kosovës pësuan rëniet e njohjeve nga shtetet e ndryshme saktësisht në vitin 2009.

“Njohjet pësuan rënie menjëherë në vitin 2009, kur për 12 muaj Kosovën e njohën 11 shtete, derisa një vit më vonë ishin tetë shtete që pranuan pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, në vitin 2011 Kosovën e njohën 12 shtete, aq sa edhe në vitin 2012. Në vitin 2013 u regjistruan tetë njohje, derisa në vitin 2014, vetëm katër të tilla. Në viti 2015, kur në krye të diplomacisë të Kosovës, qëndroi Hashim Thaçi, u shënuan vetëm tre njohje”.

Sipas tyre ai edhe nga Madagaskari ka parlajmëruar njohjen e 20 shteteve afrikane por edhe ky premtim është një gënjeshtër e tij ashtu siç na gënjejnë tash e 6-7 vite për liberalizim të vizave./Gazetablic.com/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...