Published On: 22 Shtator, 2017

Dëshmitari për sulmin ndaj Kuvendit: Nuk i keni marrë personat që kam parë në motor (Video)

Në gjykimin e katër aktivistëve të VV-së, dëshmoi personi që pa sulmin e gushtit të vitit të kaluar ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës. Egzon Metolli ndodhej afër ndërtesës së Kuvendit, kur ndodhi sulmi.

Ai ishte personi i parë që kishte lajmëruar policinë për këtë sulm.

Metolli tha se nuk do të dëshmojë më për këtë rast, me arsyetimin se personat të cilët janë ngarkuar për këtë vepër nuk janë personat të cilët i ka përshkruar te policia.

“(Nuk do të dëshmoj më në këtë rast) se ju e keni marrë tjetërkënd, nuk i kanë marrë ata që ju kom kallxu përafërsisht qysh janë kanë”, tha dëshmitari.

Dëshmitari deklaroi se personat që i kishte parë duke ikur me motor pas sulmit ishin të gjatë.

“Është sen që doket, edhe ma herët ju thashë; ata janë kanë t’mdhaj, asnjani prej ktyne nuk është si ata, se i kam pa unë vetë”, tha Metolli.

Ai më pas tregoi çfarë pa në momentin e sulmit.

“Pas zhurmës, dy persona me motor kanë kalu qandej menjëherë”, shtoi ai. “Janë kanë të trashë edhe aj me helmetë i ka pasë floktë e gata, a njoni u kon qel”.

Pastaj dëshmuan Retki Jashari dhe Korab Veseli që u soll me detyrim në gjykatë. Jashari e Veseli ishin në vendet e tyre të punës në kohën kur ndodhi sulmi në Kuvend. Të dy thanë se kanë dëgjuar vetëm një krismë.

“Kam dëgjuar një krismë, kam dalë pas rreth 10 sekondave për të shikuar jashtë dhe nuk kam parë asgjë. Nuk e kam parë askënd, as ndonjë mjet”, tha Veseli.

Pas seancës, Tomë Gashi, avokati i Frashër Krasniqit, tha se sot mbrojtja ka pranuar një provë nga FBI-ja e Amerikës e cila sipas Gashit tregon që asnjëri nga të akuzuarit nuk ishin afër Kuvendit kur ndodhi sulmi.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...