Published On: 27 Prill, 2017

Dëshmia e kolonelit britanik, Chris Woodhouse: Krimet e Zervës dhe masakra e pamëshirshme e Filatit

Dëbimi i popullsisë së Çamërisë nga Greqia u bë në mënyrë të përgjakshme… Puna e Zervës u përmbyll me një masakër të pamëshirshme në Filat në mars 1945Ai e pastroi atë zonë nga banorët shqiptarë me një zell e praktikë të tillë që vetëm ballkanasit mund t’i kuptojnë.”

Ishte vitit 1944, kur koloneli britanik, Chris Woodhouse, njoftoi zyrtarisht Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe për krimet e Napoleon Zervës mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Në deklaratën zyrtyare të dërguar pranë ministrisë së jashtme të vendit që ai përfaqësonte, Chris Woodhouse, shkruante:  “I trimëruar prej misionit Aleat që drejtohej nga unë, në vitin 1944 i përzuri (çamët) nga shtëpitë e tyre për të lehtësuar veprimet tona kundër armikut (!)” Më tej pohon: “Dëbimi i tyre nga Greqia u bë në mënyrë të përgjakshme… Puna e Zervës u përmbyll me një masakër të pamëshirshme kundër çamëve në Filat në mars 1945… Ai e pastroi atë zonë nga banorët shqiptarë me një zell e praktikë të tillë që vetëm ballkanasit mund t’i kuptojnë!”

Është një ndër deklaratat më të qarta që vërtetojnë genocidin grek ndaj popullsisë së Çamërisë, e që përjashtojnë çdo justifikim të palës greke për të mos e njohur dhunën e tyre ndaj popullsisë së Çamërisë, si genocide. Deklarata e kolonelit britanik është marrë nga libri “ Çështja Çame” me autor (Miranda Vickers, The Cham issue)

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...