Published On: 28 Maj, 2017

Dëshmi të bllokimit nga ‘klani pronto’ të votuesve nga diaspora! (Dokument)

Fotografia e Arta Krasniqi

Një lexuese e Gazetës SHQIPTARI.eu i ka bërë publike pengesat që sistemi i regjistrimit të votuesve i KQZ-së, nuk po e lejon regjistrimin e lirë të diasporës. Kjo zonjë na ka dërguar fotot-dëshmi të mos funksionimit të sistemit teknik të KQZ-së, pra i cili nuk lejon regjistrimin e të gjithë atyre që duan.

Madje në dëshmi të kësaj, përveç se e sjellë zonja në fjalë, programii faqes lejon regjistrimin e votuesve me të dhëna të gabueshme, kështu që, apriori programi bëhet difiktoz, dhe më pas pengon regjistrimin e atyre që kanë të dhëna të sakta.

Kjo dëshmi hedh poshtë pretendimet e ofruara sot nga znj.Valdete Daka, kryetarja e Këshillit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ-së), se ky institucion i pavarur nuk ka faj, as zyrtarët e tij dhe as nuk ka pengesa teknike.

Daka në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e cila ndonëse pranon se një pjesë e diasporës nuk do të mund të votoj, por,  sipas saj kjo do të ndodhë për shkak të afatit të shkurtër kohor. “Zgjedhjet e parakohshme janë gjithmonë sfiduese, aq më tepër që tash kemi një afat minimal prej 30 ditësh dhe tashmë kanë mbetur jo më shumë se dy javë. Deri më tani kemi pasur sfida pikërisht për shkak të afateve jashtëzakonisht të shkurtra. Një prej tyre, ka qenë edhe votimi jashtë Kosovës, ku ne padrejtësisht jemi sulmuar dhe atakuar se kinse me qëllim po i parandalojmë votuesit nga mërgata që fare nuk është e vërtetë”, thotë ajo.

Por, a nuk paska pasur kohë KQZ-ja që ta përmirësojë programimin e softverit të saj, a nuk paska pasur kohë qe tri vjet që ta perfeksionojë sistemin?

“Ne kemi bërë gjithë atë që kemi pasur mundësi, si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë teknik që t’ua mundësojmë të gjithë atyre që janë me të drejtë vote ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, thotë Daka.

Por, zonja nga diaspora dëshmon se gjysma e atyre që aplikuan mund të votojnë, ndërsa gjysma tjetër jo, dhe madje, edhe njëri nga të regjistruarit mund të mos votojë apo rrezikon që vota ti shapllet e pavlfeshme, pasi sistemi ka lejuar regjistrimin e një votuesi me të dhëna të gabuara, si ditëlindja.

“E gjithë familja aplikoi për votim jashtë vendit. Nga 6 anëtarë u regjistruan vetëm 3, dhe më e çuditshmi në këtë histori, është fakti se njëra nga ato që ishte pranuar nuk ishte korrekt.!!

Ky është aplikimi i vajze, e cila u aprovu, edhe pse e kishte shkruar datën e lindjes gabim (të babait ) e cila nuk përputhet në domumentin/letërnjoftimin që posedon nga Kosova, por ky aplikim u pranua pa asnjë porblem…”, dëshmon kjo bashkatdhetare.

Diaspora si asnjëherë tjetër ka shprehur interesim për të votuar në këto zgjedhje, me shpresë për ta bërë ndryshimin e gjendjes, për ti dhënë fund grupeve mafioze e kriminale.

SHQIPTARI.eu

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...