Published On: 3 Gusht, 2017

Deri kur fluturimi shekullor i pëllumbave argjilorë mbi Ballkanin?

  • Për fund, ata që  “ta hanë bukën dhe ta përmbysin kupën” janë armiqtë më të egër të  kombit shqiptar, të Amerikës, të Evropës dhe të gjithë botës së civilizuar, sepse për interesa të tyre, në çdo çast, kur t’u jepet shansi tradhtojnë kombin, tradhtojnë Shqipërinë, Amerikën…

Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

-Jo si zakonisht, këtë herë komentin tim po e filloj me këtë citat të Menderes Ibrës nga FB: “Në një tregim nga kohët e lashta, tregohet se si mbreti Canute kishte probleme me lajkatarët rreth tij, që e bezdisnin me lajka të pavlera. I neveritur nga broçkullat e pafundme të tyre, që vetëm e madhëronin për fuqinë e tij, një ditë i mori të gjithë dhe i dërgoi në breg të detit, dhe u tha: – I shihni këto valë të detit, asnjë mbret sado i fuqishëm nuk mund ti komandojë dot, sepse ligjet e natyrës janë më të fuqishme se sa dekretet e njeriut!” (https://www.facebook.com/menderes.ibra.1).

Nga ky shembull  këshillëdhënës dhe edukativ pozitiv, më së shumti, mund të mësojnë ata që nuk kanë kurrfarë karakteri, nuk kanë kurrfarë edukate dhe sjelljeje njerëzore, që hiqen si “trima” dhe si “patriotë”, duke e shpifur dhe duke terrorizuar popullin e vet të  pafajshëm dhe të pambrojtur. –Ashtu sikurse vepronte tirania, terrori dhe ploja e Serbisë gjenocidale mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën (1989-1999).

-Ata që  shkelin të drejtat  dhe liritë e mia,  kanë të njëjtësim trajtim sikurse bandat paramilitare dhe policore të kryekriminelit Slobodan Milosheviq, të cilat me dhunë dhe me terror më nxorën me gjithë familjen nga shtëpia ( e diel, 3 prill 1999).

Mirëpo, ka Zot, sepse edhe ato banda kriminale, terroriste, vrastare dhe gjenocidale serbe së bashku me kryekriminelin e tyre Slobodan Milosheviq, e hëngrën kokën e tyre nga  bombat e NATO-s dhe të Amerikës (24 Mars-10 Qershor 1999). Kështu, do të përfundojnë të gjitha ata, që e terrorizojnë njerëzimin për llogari të tyre mafioze, ideologjike, politike dhe tregtare, duke u shpërpallur rrejshëm si “shpëtimtarë” të tij.

-Ata që shajnë, shpifin, ofendojnë, gënjejnë dhe nxijnë akademikët shqiptarë, të cilët janë dëshmuar  me orientim Amerikan dhe Evropian Perëndimor,  vetëm pse   mbrojnë interesat vitale të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore, sepse  me plot të drejtë dhe me arsye, nuk do t’ua  harrojnë për jetë të jetëve shpëtimin e Kosovës dhe të mbi 2 milionë e gjysmë të shqiptarëve nga terrori dhe gjenocidi serb i Serbisë së Slobodan Milosheviqit, më 1999 dhe, vetëm pse mbrojnë interesat jetike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike; ata nuk janë njerëz normalë, as humanë e as kurrfarë patriotësh, por vetëm idiotë, injorantë, mosmirënjohës dhe tradhtarë filosllavë. -Mjerë shqiptarët dhe atdheu, sa në flakë  e në siklet që  janë prej tyre, saqë as gojën nuk po kanë guxim ta çelin  për ta thënë dhe për ta mbrojtur të vërtetën nga rrenat dhe nga shpifjet e tyre. Kjo indiferencë, kjo frikë absurde, ky oportunizëm dhe kjo heshtje varri justifikon  thënien proverbiale : “ Ha si i gjallë, rri si i vdekur”(!) Ky është turp i madh dhe iracionalizëm sui generis, që brutalisht e dëmton drejtësinë dhe të vërtetën si vlera universale të botës së qytetëruar.

Syndromi  ballkanik  i tradhtisë

-Ju, “intelektualë”, “gjeni të ditur”,  të “ civilizuar” dhe “patriotë të dëshmuar”, pse, asnjëherë deri më sot, nuk ia bëtë vetes këtë PYETJE TË PASHMANMGSHME: -PSE  KURRNJËHERË NË HISTORINË E DERISOTME TË BALLKANIT NUK DOLI ASNJË SERB, ASNJË GREK, ASNJË MALAZEZ, ASNJË BULLGAR DHE ASNJË MAQEDON, QË TË SPIUNONTE PËR TË MIRËN DHE PËR INTERESAT E SHQIPTARËVE DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE (1389-2017)?

-Ndërkaq, që nga  luftërat heroike të SKËNDERBEUT…  deri te lufta çlirimtare kombëtare e UÇK-së me ADEM, HAMZË DHE SHABAN JASHARIN në krye (1999), e, edhe sot, në dekadën e fundme të shekullit XXI (2017), as kompjuteri më i ri i Bill Gates nuk mund të regjistrojë NUMRIN TOTAL TË TRADHTARËVE, TË SPIUNËVE DHE TË HYZMEQARËVE SHQIPFOLËS, që kanë punuar për interesat e Serbisë, të Jugosllavisë, të Malit të Zi, të Bullgarisë, të Maqedonisë, të Greqisë dhe të Rusisë, duke  tradhtuar dhe duke shitur interesat jetike të KOMBIT SHQIPTAR  dhe të SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan.

Kësi fenomeni negativ antinjerëzor dhe antikombëtar  vetëmohues nuk ka as në Ballkan, as në Evropë dhe në asnjë vend të botës.  Ky fenomen, duhet studiuar nga shkencëtarët shqiptarë  dhe ata evropianë dhe ndërkombëtarë të  Psikologjisë, të Sociologjisë, të Kulturës…etj., pse vetëm shqiptarët në Ballkan qenkan spiunë dhe tradhtarë të kombit dhe të atdheut të vet?!

Kësi “gjenish” psikopatësh dhe “patriotësh-futja vetes” nuk i duhen as KOMBIT SHQIPTAR, AS SHQIPËRISË ETNIKE, AS AMERIKËS E AS EVROPËS PERËNDIMORE DEMOKRATIKE DHE TË CIVILIZUAR, sepse këta janë futa e zezë, turpi dhe varri i hapur i kombit shqiptar dhe i SHQIPËRISË ETNIKE. Këta janë rreziku më i madh edhe për Ballkanin, edhe për Evropën, edhe për Amerikën, sepse me “bisht” janë në Ballkan, por me “kokë” janë në Moskë dhe në metropolet kolonialiste sllave të Ballkanit.

Për fund, ata që  “ta hanë bukën dhe ta përmbysin kupën” janë armiqtë më të egër të  kombit shqiptar, të Amerikës, të Evropës dhe të gjithë botës së civilizuar, sepse për interesa të tyre, në çdo çast, kur t’u jepet shansi tradhtojnë kombin, tradhtojnë Shqipërinë, Amerikën dhe Evropën Perëndimore. Këtë e ka provuar edhe historia e derisotme shumëshekullore e Ballkanit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...