Published On: 1 Mars, 2016

Deri kur do ta kalërojë LDK-në diktatori, Isa Mustafa?

Nga Skënder MULLIQI

LDK-ja pas vdekjës së Rugovës, dhe pas mbledhjës së gjashtë famoze në vitin 2006, mori tatpjetën e saj të madhe politke. LDK u nda në dysh, pastaj ata që kishin kaluar në LDD prap pas një kohe u kthyen në LDK. Pas largimit  të quditshem të Sejdiut nga kryetari i LDK-së, i ra hise Isa Mustafës të jetë në krye të saj, pa e ditur  kush a ka qenë anëtarë i LDK-së. E gjithë kjo  bëri që  LDK-ja të bëhët si derë e Honit kur hyn gjithëkush e del. Kështu ngadalë por sigurtë u pushtua kalaja  nga mbrenda. Ky ishte një paralajmerim tjeter që duke pushtuar kalanë të shkatërrohet  definitivisht partia që dikur i fitoi disa palë zgjedhje nacionale dhe lokale radhazi. Por, kështu e ka puna e partive lideriste. Edhe pas vdekjës së Izetbegoviqit partia e tij pësoi rënje drastike në Bosnje. Edhe HDZ po ashtu zbriti nga partia e parë ne Kroaci pasi vdiq Tugjmani. Isa Mustafa dhe do  mjerana në politikë  që ishin katapultuar  në strukturat më të larta, fituan  në shpinën e Ibrahim Rugovës çdo privilegj jo vetem partiak, por edhe pushtetar. Nuk ka më mirë së e shfrytëzuan emrin e Rugovës kur vinte koha e zgjedhjeve nacionale dhe zgjedhjeve lokale, pa harruar misionin  e tyre për shkatrrimin e LDK-së. Edhe nepër dëgët e LDK-së, Mustafa përdori më mjeshetri  fshesën partiake  të  atyre që përfaqësonin linjën politike rugoviane, duke e mbushur më njerëz të  dëgjueshem, me njerëz gjysëm analfabet. Afër Mustafës qëlluan do matufa që ishin dikur afër Rugovës ,  e të cilët ia kan bartur valigjet dhe ia kan pritur mizat. Ky ka qenë roli i tyre në atë kohë  në LDK-ë. Këta janë akademyku ,Sabri Hamiti, të vegjëlit  Skënder Hyseni e Ismet Beqiri,  njëfare Veliu i  trashe   , Lutë Mejteplia e Gjilanit, dhe do servila që i  ka katapultuar Mustafa dhe Hamiti për tju gjendur  aty afër për çdo rast kur atyre  iu duhen. Dhe, vërtetë erdhi rasti që këta servilë  iu lëverdisën .

Mustafa bëri koalicion më VLAN , për të ikur pas gjashtë mujave  në gjirin  e PDK-së, pa e pyetur  askënd. Anëtarsinë e gjerë të mrekullueshme  të LDK-së as qe e ka pasur ndërmend   ta pyet. Me dinakërin komuniste të mësur nga ish sistemi ,  veproi  më të dëgjueshmit  politik,  që për një copë pushtet e   humbën dinjitetin, dhe  të cilët nuk din asgjë veq më u ulë dhe më u ngritë në këmbë  sipas komandës së diktatorit. Dhe, sipas kësaj komande  po veprojnë hiq pa ba zhurmë. Se dihet nese dikush ia prishë  terezinë  diktarorit së çka do ta gjenë. Sa kalojë  koha sundimtari Mustafa u bë edhe më i fuqishem se, diktatorët  gjithnjë e më shumë bëhën agresiv   karshi viktimës.

Diçka harrova lexues të ndëruar, më këtë rast. Harrova së puna e eproreve shkon shkallë -shkallë. Dhe, ajo që deshta ta thëm është së diktatori i vogël Mustafa , kur të paraqitët në raport të Thaçi i PDK-së, sigurisht së nga frika bëhët  edhe më i vogël. Besa edhe ngapak i dridhën pantollonat nga frika ,deri  sa ai ti jep leje të largohet. Sigurisht së posa ta kalon derën, diktatori  ,Mustafa do të merr frymë thellë, dhe mos guximin para Thaçit do ta përdorë si guxim  tek sejmenet e tij . Atë ditë në seancën kur Thaçi u zgjodh president i Kosovës, të gjithë ban  bukur shumë zhurmë nga opozita , së nuk bënë Thaçi të bëhët president, duke i paraqitur secili arsyetmet e veta në foltore. Po këta të LDK-së veq kur kan dalë në pushim të lejuar nga Veseli , se jo me  luajt as prej vendi. Gadi më u pshurrë  në pantolla.  Raundi i tretë e vërtetoi këtë katërcipërisht,  deputetet  e LDK-së  dukete se votuan komplet për Thaçin.  

Fjala e dikatorit nuk  kishte pi ujë vëtem  të pesë deputetet e LDK të cilët atë  ditë nuk moren pjesë në zgjedhjën e presidentit, që u ba  nën masat  egra  policore . Nejse , përfundoi si përfundoi kjo maratonë  ku Thaçi u zgjodhë president i Kosovës për mandatin pesëvjeqar. Mustafa u gëzua shumë , së  e zbatoi një marrveshje politike të pa qenë .Parti politike se jo mahi kjo LDK e Mustafës!

Tash edhe disa fjalë për atë së si Mustafa ka marrë hez të madh.I ka disa fjalë  më ata pesë deputetet e pa nënshtruar , që tua jep dënimin  nese mundet, së  atë ditë  morën guximin  të mos  shkojnë në kuvend, duke i përjashtuar nga partia  Edhe  pa  këtë fakt, Mustafa   e fundosur partinë më të vjetër dhe më të madhën   në Kosovë.   Një ditë do të fundoset  edhe vet në ujin e turbullt, siq kan  përfunduar dhe  do të përfundojnë  të gjithë diktatorët…

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...