Debate Lajmi Levizes

Deputetja Bajrami: Teuta Rugova të dëshmoi që qëndron prapa partisë

  • Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka asnjë koment për deklaratat e fundit të Teuta Rugovës, por thotë se ajo mundësinë më të mirë që ta dëshmojë se qëndron prapa LDK-së e ka në seancën konstituive të tre gushtit , njofton Klan Kosova.

“Besoj që Teuta Rugova rastin më të mirë për t’ia sqaruar elektoratit që qëndron prapa LDK-së dhe se në asnjë mënyrë nuk do të votojë kundër qëndrimeve të partisë është pikërisht seanca e 3 gushtit”, tha Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës.

Sipas saj, koalicioni i fundit që LDK kishte bërë me PDK-në, nuk është që nuk e kishte dëmtuar LDK-në, porse shumica prej tyre që e kishin kundërshtuar e që më pas ishin bërë pjesë e këtij koalicioni, e kishin bërë këtë pikërisht për shkak të respektimit të vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm, porse më pas ishin ndëshkuar nga elektorati.

Ajo bëri të ditur që deputetët përgjigjen më të mirë do ta marrin nga elektorati nëse vullnetin e LDK-së e orientojnë diku tjetër.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *