Published On: 12 Gusht, 2017

Deputeti Labi pozicionimin pro Ramushit, tani e shpreh edhe duke i kënduar (Video)

  • Këngëtari i kthyer në politikan Labinot Tahiri i ka kënduar një këngë Ramush Haradinajt, kandidat për Kryeministër i koalicionit PAN. Tahiri këtë këngë e këndoi me dëshirë dhe jo se i kërkoi dikush nga të pranishmit. Por kjo nuk nënkupton edhe ndryshim të qëndrimit të tij ose të partisë karshi PAN-it. Të paktën kështu tha shefi i tij partiak, Behgjet Pacolli.

Labinot Tahiri zgjodhi Pejën që t’i këndoj Ramush Haradinajt, i cili ishte komandant i UÇK’së në këtë zonë, ndërsa tani po synon postin e Kryeministrit të vendit.

Por cila ishte arsyeja që këngëtari nga Ferizaj zgjodhi t’i këndoj Haradinajt. Këtë nuk e di as vetë pronari i Space Club, Adnan Hyseni, i cili tha se jo vetëm Labit, por asnjë këngëtari që këndon në këtë vend askush nuk u përzihet në përzgjedhjen e këngëve.

E për pejanët fakti që Labi i këndoi Haradinajt nuk është diçka e çuditshme.

Sipas tyre, ai këtë e ka bërë edhe kur nuk ishte në politikë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...