Published On: 14 Gusht, 2017

Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvend, PAN nuk merr pjesë në seancë (Foto)

  • Tashmë deputetë të Kuvendit kanë filluar të hyjnë në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive, ndërkaq deputetët e PAN-it kanë paralajmëruar sërish se do ta bojkotojnë.

Raportohet se në seancë nuk do jenë as deputetët serbë pasi ndodhen në Serbi, në një takim me Marko Gjuriq.

Seanca e cila pritet të fillojë në orën 10:00 do të udhëhiqet nga kryesuesi, deputeti më i moshuar i përbërjes së re parlamentare Adem Mikullovci.

Ndryshe, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci ka thënë se seanca e sotme do të zhvillohet me apo pa koalicionin PAN.

Ai thotë se shpreson se ky i fundit do t’i përgjigjet ftesës për pjesëmarrje në seancë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...