Published On: 24 Gusht, 2017

Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvend (Live)

E plotësuar: Deputetët të Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të hyjnë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Seanca është paraparë të fillojë në ora 10:00.

Sot vazhdon seanca konstituive

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në ora 10:00 për vazhdimin e seancës konstituive, e cila ka vetëm një pikë të rendit të ditës,  zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Seanca po mbahet me kërkesën e PAN-it, që doli në takimin e fundit konsultativ në mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryesuesit të seancës, Adem Mikullovci.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka deklaruar dje në një konferencë për media se ekziston mundësia për mosmbajtjen e seancës, meqë sipas tij po synohet formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

Telegrafi në bashkëpunim me RTV Dukagjinin do të t’ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet në Kuvend në seancën konstituive.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...