Published On: 25 Prill, 2017

Deputetët e PDK’së: Demarkacioni, kafshatë e madhe për këtë Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk ka arritur që t’i bindë zyrtarët në Bruksel që Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht, për dy vjet, kriterin e ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që të merret liberalizimi i vizave.

Gjatë ditës së martë komisioneri për çështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të ‘gjitha partive politike në vend’ që ta procedojnë sa më shpejt për votim në Kuvend marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

E për deputetët e koalicionit qeverisës nga radhët e PDK’së kryeministrit Mustafa zor që do të arrijë që ta kalojë Demarkacionin nëpërmjet votave të deputetëve.

Deputeti i PDK’së, Nait Hasani ka shprehur bindjen e tij se Mustafa do të dështojë me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

“..nuk kalon demarkacioni. Shkuarja e Mustafës ka qenë ide e mirë mirëpo demarkacioni nuk do të kalojë”, ka thënë Hasani.

E ndërkohë Bislim Zogaj nga kjo parti ka thënë për Express se nëse Demarkacioni me Malin e Zi nuk ratifikohet në Kuvend atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“..kryeministri Mustafa për momentin nuk i ka votat rreth çështjes së Demarkacionit. Unë mendoj se jeta institucione në Kosovë pothuajse është e bllokuar. Demarkacioni tashmë duket se është bërë pjesë e patejkalueshme.  Qeveria duhet ta sjellë në Kuvend, nëse ai nuk kalon, atëherë nuk ka vend që të vazhdohet edhe më tutje. Demarkacioni ka qenë një kafshatë e pakapërdieshme për këtë Qeveri”, ka thënë Zogaj nga PDK.

Ndërkohë që kryeministri gjatë vizitës së tij në BE do të takojë edhe Joseph Daul kryetarin e Partisë Popullore Evropiane, pjesë e së cilës, në cilësinë e vëzhguesit është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës./GazetaExpress/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...