Published On: 17 Nëntor, 2016

Deputetët dështojnë të votojnë për mbajtjen e debatit për rastin “Dehari” në Kuvend

Deputetët kanë dështuar të votojnë për mbajtjen e një debati parlamentar në Kuvend për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Edhe pse më shumë deputetë kishte në sallë, vetëm 45 prej tyre kanë votuar gjithsej, 25 prej tyre për, 16 kundër dhe 2 kanë abstenuar.

Ndërkohë që partitë në pushtet PDK e LDK kanë ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tyre se debati për Astrit Deharin në Kuvend duhet të mbahet tek pasi të dalin rezultatet zyrtare të ekspertizave për vdekjen e aktivistit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Ne këtu nuk mund t;i ndihmojmë drejtësisë, ne këtu mund t’i bëjmë vetëm presion drejtësisë”, tha shefi i GP të PDK-së, Zenun Pajaziti, derisa shpalosi qëndrimin e kësaj partie para votimit në Kuvend për diskutim të rastit “Dehari”.

“Grupi parlamentar i PDK-së pret dhe kërkon që sa më shpejt institucionet e drejtësisë të dalin me rezultate a pastaj mund të diskutojmë”, tha ai.

Qëndrime të njëjta pati edhe LDK-ja.

“Kërkojmë të dalin rezultatet, mbi bazën e tyre, ne absolutisht nuk i ikim debatit, por mbi bazën e rezultateve dhe fakteve”, tha shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri.

Ndërkaq, partitë opozitare AAK e “Nisma”, janë shprehur pro mbajtjes së debatit në seancën e sotme të Kuvendit për vdekjen e Astrit Deharit.

Shefi i Grupit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, si dhe deputeti i “Nismës për Kosovën” e kanë përkrahur thirrjen e Lëvizjes “Vetëvendosje” për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.

Lekaj është shprehur se në mënyrë që procesi të jetë sa më transparent për këtë çështje duhet diskutuar në Kuvend.

“Është një çështje që duhet diskutuar në Kuvend. Nuk duhet të frigohemi nga diskutimet sepse nuk është diçka që nuk dihet e që nuk ka ndodhur. Në mënyrë që procesi të jetë transparent, ne duhet të diskutojmë. AKK e mbështet diskutimin e kësaj çështjeje në Kuvend”, ka thënë Lekaj.

Edhe Zafir Berisha nga “Nisma për Kosovën”, ka thënë se në seancën e Kuvendit duhet të flitet për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit./GazetaExpress/.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...