Published On: 20 Nëntor, 2016

Dënohet ‘hiena’ që paguhej për të bërë seks me vajza dhe gra

Eric Aniva nga Malavia, i cili ka bërë seks me më shumë se 100 vajza dhe gra në një seri ritualesh fetare, është dënuar nga një gjykatë për “pjesëmarrje në praktika të dëmshme”.

Aniva, i cili pohon se është i infektuar me virusin HIV, është ndjekur penalisht pasi që kishte folur publikisht për rolin e vet si ‘hienë’ në një dokumentar të BBC-së, transmeton Express.

Në disa pjesë të Malavit jugor, zakoni e do që një burrë, i njohur si “hiena”, paguhet për të bërë seks me të vejat në zi, në mënyrë që t’i largojë shpirtrat e keq dhe t’i parandalojë vdekjet tjera.

Me kërkesë të prindërve të vajzës, “hiena” po ashtu paguhet për të bërë seks me adoleshente, për të shënuar kalimin e tyre në moshën e gruas, pas menstruacioneve të para.

Por, gjykata ka vendosur që ta dënojë Anivan.

“Të shpall fajtor dhe të dënojë në përputhje me rrethanat,” ka thënë gjykatësi i rastit, duke iu drejtuar Anivan.

Ai ka treguar se dënimi do t’i shqiptohet atij më 22 nëntor.

Aniva mund të dënohet me pesë vjet burg maksimum.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...