Kosova Lajmi Kryesor 2

Dënimet për partitë arrijnë në 357 mijë euro, ende s’ka pagesa

Subjektet politike në Kosovë kanë marrë dënime të ndryshme nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkelje të rregullave në fushatë zgjedhore, shkruan sot Koha Ditore.
Shuma e dënimeve kap vlerën 357 mijë e 200 euro, që është disafish më e madhe se në zgjedhjet e vitit 2014, kur dënimet kishin kapur shumën 86 mijë e 700 euro.

Deri tash, sipas kryesuesit të Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, asnjë parti nuk e ka paguar dënimin e marrë. Ndërsa vetëm partia Fjala ka marrë formularët për të kryer pagesat.

“Deri më tani asnjë subjekt politik nuk ka paguar gjobat e shqiptuara nga PZAP-i për këto zgjedhje. Subjekti politik Fjala është paraqitur në PZAP dhe i ka marrë formularët për t’i paguar gjobat, por ende nuk i ka paguar”, ka thënë Desku për gazetën.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *