Në vazhdën e takimeve të të gjitha niveleve institucionale të Republikës së Kosovës në relacion me Selinë e Shenjtë, zv. Ministri Emanuel Demaj zhvilloj një takim me homologun e tij, Monisnjor Antonie Camillieri.

Meqenëse zv. Ministri Demaj është ngarkuar me një shumësi përgjegjësishë, një nga përgjegjësitë e veçanta është përforcimi i marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë. Raporti në mes dy vendeve pas shenjtërimit të Nënës Tereze ka kaluar në një stad të ri të komunikimit, që përbënë një lajm të mirë për të dy vendet.

Zv. Ministri Demaj tregon përkushtimin e tij institucional dhe personal në avansimin e raporteve me Selinë e Shenjtë deri në njohjen e plotë të Republikë së Kosovës, që është përkushtim i vazhdueshëm i politkës së jashtme, si dhe të Ministrit Hoxhaj dhe Presidentit Thaçi.