Published On: 3 Gusht, 2017

Deliu: Të gjithë do ta votojnë sot Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Deputetja nga radhët e koalicionit PAN, Blerta Deliu, ka shprehur bindjen e plotë se Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar.

Deliu bëri të ditur se fillimisht Grupi Parlamentar i PDK’së do të mbajë takim, ndërsa më pas në ora 10:00 do të nisë seanca.

“Ne besojmë që gjithcka do të shkojë siç duhet. Ne tashmë e kemi thënë atë që është thënë shumë herë. Ne do ta shohim sot se deputetët do të votojnë. Veseli do të zgjidhet kryetar Kuvendi”, tha Deliu.

Ajo më tej tha se është e rëndësishme të respektohen procedurat, ndërsa shtoi se Kadri Veseli do të jetë kandidati i vetëm i koalicionit PAN për kryetar Kuvendi.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...