Published On: 27 Tetor, 2016

Deliu- Kodra i thotë Rexhep Selimit: Turpërohem se si mund të rrish afër Vetëvendosjes

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra ka drejtuar akuza në drejtim të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se “nëse vlerat e UÇK-së kanë mbetur të mbrohen nga deputetët e LVV-së atëherë nuk kam çfarë të komentoj”.

Deliu- Kodra ka shtuar se vlerat e UÇK-së mbrohen nga ata që e themeluan atë.

 “ UÇK-ja mbrohet nga ata të cilat e themeluan dhe nga qytetarët të cilët e mbështeten atë. Prandaj, ata të cilat sot janë kundër shtetit dhe kundërt institucioneve të Kosovës që janë kundër SHBA-ve, nuk mund ta mbrojnë UÇK-në”, tha deputetja Deliu-Kodra,

Ndërkaq gjatë fjalës së saj deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka qeshur.

Por, menjëherë ka reaguar Deliu- Kodra, duke i thënë: “Ju edhe mund të qeshni z. Selimi, por t’i vetë ke qenë pjesë e UÇK-së së bashku me familjarët e mi me Ilaz Kodrën. Dhe, unë sot turpërohem se si mund të rrish në afërsinë e atyre që po shkatërrojnë vendin”. /Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...