Published On: 31 Tetor, 2016

Deliu-Kodra e gatshme të bëhet ministre, nëse ia kërkon partia

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, do të pranonte të bëhet ministre e Integrimeve Europiane, nëse këtë ia kërkon partia.

Deliu-Kodra ka thënë në një prononcim për klankosova.tv se ende nuk kanë diskutuar për këtë çështje brenda PDK-së, por po që se i vije një ofertë e tillë në tavolinë dhe është pëlqimi i partisë që ajo të udhëheqë me Integrime, atëherë ajo do të pranonte – “përkundër se e kam shumë të rëndësishëm mandatin e deputetes”.

“Unë nuk e kam menduar, sepse nuk më është thënë ende diçka e tillë, mirëpo nëse e kërkon partia atëherë unë jam e gatshme të marrë çfarëdo pozicioni brenda Qeverisë”, ka deklaruar Deliu-Kodra për klankosova.tv.

Gjithsesi, deputetja që është edhe në kryesi të PDK-së, ka insistuar se ende nuk është folur për emra potencialë që do të zëvendësonin Bekim Çollakun në krye të Ministrisë së Integrimeve.

“Unë jam anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe nuk është diskutuar ende ndonjë emër për ministrin e ri të integrimeve”.

Por, ka qenë vet, Kadri Veseli, shefi i saj i partisë, që ka paralajmëruar se këtë javë, më së largu të mërkurën, do të emërohet ministri i ri, apo ministrja e re e integrimeve.

“Në konsultim me Kryeministrin, javën e ardhshme do të emërohet ministri dhe zëvendësministri i Integrimeve Europiane”, ka thënë Veseli në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrim Europian.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...