Published On: 19 Maj, 2017

Delawie: Nxirrni jashtë listave të korruptuarit!

  • Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar nga subjektet politike, të cilat do t’i paraqesin sot listat e kandidatëve për deputetë, që të mos lejohen që pjesë e tyre të jenë njerëzit me aktakuza për korrupsion

Ai gjatë një vizite që i ka bërë Komisionin Qendror Zgjedhor ka thënë se nuk dëshiron të shohë në lista njerëz ndaj të cilëve ka aktakuza për korrupsion.

Delawie në konferencën e përbashkët për media me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje.

Kryetarja e KQZ-së ka thënë se institucioni që ajo drejton është e përkushtuar që të organizojë një proces të rregullt.

Ajo ka falënderuar ambasadorin amerikan për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...