Published On: 16 Korrik, 2017
Bota |

Del video e “vrasjes” së Erdoganit që burgosi rregjizorin turk

Regjisori turk Ali Avci është arrestuar pas shfaqjes së trailerit te filmit “Zgjimi”, film ky i cili rindërton grushtin e dështuar të shtetit në Turqi.

Ngjarjet e këtij filmi rrëfejnë se si do kishte shkuar situata nëse grushti i shteti do kishte rezultuar i suksesshëm.

“Zgjimi” na tregon fundin e epokës së Erdoganit, se si familjarët e tij vriten një nga një deri tek ekzekutimi final, ku Rexhep Taip Erdogan vritet nga një grusht shteti.

Skena finale shfaqet në fund të trilerit, ku Erdogan është i gjunjëzuar dhe nën tytat e armëve pak para se të vritet. Por ky film ka bërë bujë të madhe në një shtet si Turqia ku tashëm është vendosur hegjemonia e Erdogan dhe kështu është arrestuar regjisori i filmit mbrëmjen e kaluar.

I njëjti regjisor, Ali Avci, vite më parë është përgëzuar nga Erdogan për filmin “Udhëheqësi”, film i cili përshkruante bukur karrierën e Erdoganit dhe ngjitjen e tij në postin kryesor të shtetit.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...