Published On: 17 Nëntor, 2016

Del video e plotë e dhunës në Parlament/Rama i nxjerr nervat Leskajt, Berisha kërkon të ulë gjakrat (Video)

Kanë mjaftuar disa akuza dhe një kërkesë për dorëheqjen e ministrit Ilir Beaqaj pas skandalit të publikuar në lidhje me shkarkimin e Çlirim Hajdaramtajt ne Tropojë, për të risjellë edhe një herë në Kuvend përplasjet fizike, fyerjet dhe tensionet mes palëve.

Seanca plenare e ditës së sotme, e cila po drejtohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj ka dalë jashtë kontrollit në momentin kur në foltore është ngritur për të folur ministri Beqaj, pas akuzave të deputetes Albana Vokshi., ka qenë kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ai që ka tentuar të shtyjë me dorë Beqajn nga foltorja e Kuvendit, çka solli edhe ndërhyrjen e Gardës së Republikës, duke vendosur kordonin para foltore.

Deri këtu gjithçka ishte e dukshme për mediat, ku më pas për disa minuta seanca u ndërpre.

Por çfarë ndodhi jashtë syrit të mediave?

Siç shihet edhe në këtë vide tensione të mëdha ka patur mesa deputetëve, ku edhe vetë kryeministri Rama nuk i ‘ka kontrolluar nervat’ duke iu kthyer më gjeste me duar Valentina Leskajt. Duket se diçka nuk i ka pëlqyer në drejtimin e seancës. Ndërsa nga ana tjetër shihet ish kreu i qeverisë Sali Berisha , i cili kërkon të diskutojnë me Pandeli Majkon. Shumë deputetë [për minuta me radhë nuk kanë lëvizur nga foltorja e Kuvendit, ku Beqaj priste që të merrte fjalën për të reaguar ndaja akuzave të tij. /Gazeta Express/

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...