Published On: 29 Maj, 2017

Del Piero: Nuk ka favorit mes Juves dhe Realit, Buffon është “çmendur” duke e pritur trofeun

Related image

Alessandro Del Piero thotë se Gianluigi Buffon është “çmendur” duke e pritur Ligën e Kampionëve.

Portieri i Juventusit dhe skuadra e tij do të ndeshen me Real Madridin të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa gardiani është në kërkim të trofeut të parë të garës së madhe evropiane për klube.

Veterani italian i ka humbur dy finale, ndaj Milanit (kur pjesë e Juves ishte edhe Del Piero) dhe një ndaj Barcelonës.
“Mos më pyetni për favoritin, se nuk ka. Po flasim për dy skuadra të mëdha, dy kampionë në ligat respektive dhe dy skuadrat më të mira aktualisht”.

“Buffon është çmendur duke e pritur Ligën e Kampionëve. Ai nuk mund të presë më shumë. Mezi pret që ta ngrejë trofeun në qiell. Ai do të jetë padyshim njëri prej protagonistëve, jam i sigurt”.

“Zidane? Kur kemi luajtur për Juventusin, ka pasur një simfoni dhe një harmoni ndërmjet nesh. Ai gjithmonë përpiqej t’u ndihmojë bashkëlojtarëve, përkundër teknikës së shkëlqyer dhe klasit”.

“Nuk kam pritur që të bëhej trajner, por një prej cilësive të tij më të mira ishte ta lexonte lojën me qartësi. Prandaj, gjithmonë i merr vendimet e duhura dhe ka fituar gjithçka deri më tash”, është shprehu ikona e Juves. /Telegrafi/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...