Published On: 21 Shtator, 2017

Del ekspertiza, trinjakët në Durrës u asfiksuan, trupat u gjetën të karbonizuar!

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar shkakun e vdekjes së trinjakëve të mitur që u dogjën të gjallë gjatë pasdites së djeshme në shtëpinë e tyre në fshatin Romanat.

Sipas ekspertizës, trinjakët kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit dhe më pas ata ishin djegur deri në karbonizim.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 17:30 në banesën e Gëzim Konçi, babai i 5 fëmijëve, trinjakëve meshkuj 3-vjecarë dhe dy vajzave më të mëdha.

I ati ndodhej në punë në momentin e tragjedisë ndërsa nëna i kishte kyçur në një dhomë dhe ishte nisur të merrte nga shkolla dy vajzat. Kur është kthyer – britmat e saj kanë qenë të vetmet që janë dëgjuar në fshat dhe që paralajmëruan tragjedinë më të rëndë që kishte prekur këtë zonë ndër vite.

Ndërkohë, fqinjët që panë flakët të dilnin nga shtëpia ku ndodheshin trinjakët, nuk mundën të ndërhynin pasi dritaret ishin me hekura dhe dera ishte e mbyllur

Paraprakisht dyshohet që flakët të jenë shkaktuar nga ndonjë shkrepëse, siç dhe u gjet në vendngjarje, por nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë shkëndije elektrike, për shkak se i gjithë rrjeti elektrik është djegur, por edhe një fatkeqësie natyrore, duke marrë parasysh rrebeshin e shiut që ra gjatë ditës së djeshme dhe që në disa qytete shkaktoi edhe përmbytje.

/Gazeta Express

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...