Published On: 29 Prill, 2017

Deklaratë e fuqishme: Gruevski është porositësi i sulmit në Parlament

Përgjegjësinë më të madhe politike për dhunën në Kuvend e kanë Presidenti Ivavov dhe sidomos lideri i VMRO DPMNE, Nikolla Gruevski, thekson analisti politik, Gorgi Spasov. Sipas tij Gruevski në 10 vitet inkurajon dhunën nëpërmjet propagandës dhe vazhdimisht flet se opozita është armiku i shtetit dhe popullit, transmeton TetovaSot.

Sipas analistëve lideri i VMRO-DPMNE-së nuk mund të përjashtojë veten e tij nga ngjarjet në dhe rreth Kuvendit për shkak të disa deklaratave të tij në të cilat ka thënë se kur vendi është i sulmuar, vetëm populli mund ta mbrojë. Ai në intervistën e djeshme në Top tema theksoi se ai nuk ka bërë thirrje për dhunë

Spasov nuk pret hetim të plotë dhe autorët e krimit para drejtësisë deri sa nuk ka ndryshim i plotë të qeverisë. Ai thotë se instuticionet janë të kapura dhe si dëshmi për këtë është sjellja e policisë e e udhëhequr nga Çavkovi e cila sipas tij ka marrë pjesë në këtë krim./TetovaSot/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...