Published On: 1 Gusht, 2017

Degradimi i politikës shqiptare sot dhe reflektimi në të ardhmen

Abdulla Mehmeti

Katastrofa më e madhe për kombin shqiptar në dekadat e fundit është imponimi i modelit kurd dhe palestinez në lëvizjen politike dhe çlirimtare të trojeve etnike të coptuara mes shteteve fqinje.

Përderisa filozofia politike e shqiptarëve do të jetë e ndikuar nga fryma komuniste, marksiste-leniniste, e gërshetuar edhe me rryma fetare të imponuara nga jashtë, shqiptarët kurrë nuk do ta kenë fatin e tyre në duart e veta, por do të mbeten monedhë e lirë për kusuritje mes interesave gjeostrategjike të fuqive të jashtme.

Kombi që është emancipuar përmes lëvizjes së fuqishme politike dhe kulturore të periudhës së Rilindjes Kombëtare, të Lidhjes së Prizrenit dhe periudhës së Shtetit Shqiptar mes dy luftërave botërore, nuk ka pasur asnjë arsye ta zgjedh këtë rrugë degradimi me vullnetin e vet, pa imponim nga rrethanat e kohës, të shfrytëzuara me mjetëri dhe dinakëri nga shtetet fqinje dhe diplomacia ndërkombëtare.

Vetëm një krahasimi i thejshtë mes personaliteteve udhëheqës të lëvizjeve politike të këtyre periudhave dhe të dekadave të fundit, do t’ua jep rezultatin përfundimtar.

A mund ta bëni lehtë krahasimin pa shtrëngime në zemër, në aspektin moral, profesional dhe të përkushtimit ndaj kombit e atdheut, për shembull, të Sami Frashërit e Abdyl Frashërit, Fan Nolit e Luigj Gurakuqit, me shumicën e udhëheqësve të sotëm të politikës shqiptare, me një distancë kohore prej një shekulli e më tepër mes tyre dhe në rrethana të reja shumë më të favorshme?!

Ruaji o Zot shqiptarët nga armiqtë dhe vetvetja!

 

(1 gusht 2017)

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...