Published On: 24 November, 2016

Degjenerim në Komision, Noka: Braho të dhjefsha mu në kryetar që je!

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku po diskutohej buxheti i Ministrisë së Brendshme, ka degjenuar në konflikt dhe sharje personale mes Flamur Nokës dhe Spartak Brahos.

Në seancën e djeshme ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri raporti për buxhetin e vitit 2017. Por ky i fundit u akuza nga opozita si i lidhur me krimin e bandat e drogës. Disa herë me radhë, deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, e akuzoi Tahirin se pa përkrahjen e tij, shefat e Policisë nuk mund të lejonin mbjelljen parcelave me kanabis apo të aeroporteve të drogës.

Por kryetari i Komisionit, Spartak Braho, u ka kërkuar demokratëve që në rast se kishin prova, ato t’ia dërgonin Prokurorisë së Përgjithshme.

“Nëse ai është i lidhur me krimin, të thërrasim Adriatik Llallën ta lidhë këtu”, iu drejtua Braho deputetëve të opozitës. Por konflikti u thellua më tej, teksa ministri Tahiri, pasi u dha përgjigje deputetëve të opozitës, kërkoi të largohej nga mbledhja.

“Opozita këtë detyrë ka, pavarësisht se shkon shumë përtej logjikës minimale, jo më ndonjë kriteri moral në këtë vend. Megjithatë, me këtë mënyrë të të bërit opozitë e morën përgjigjen edhe në Dibër, edhe në Kolonjë. E do ta marrin prapë përgjigjen, se kështu është kjo histori”, tha dje Tahiri, i cili pas kësaj u ngrit për t’u larguar nga mbledhja. Por, nënkryetari i komisionit, Flamur Noka, i ka kërkuar disa herë Tahirit të ulej dhe të mos sillej si “karagjoz”.

Pavarësisht kërkesës së Nokës që Tahiri të ulej dhe të mos largohej nga mbledhja, ministri përshëndeti deputetët. Kjo acaroi tonet në komision dhe deputeti i PD-së, inatin e ministrit ia shfryu kryetarit të komisionit, duke i përplasur në tavolinë projektligjin e buxhetit të shtetit.

“Ça është kjo?! Të çohet tjetri në mes të mbledhjes! Të dhjefsha mu në kryetar që je! E le ti të ikë nga mbledhja dhe do drejtosh seancat ti, ik more qërohu! Do drejtosh komision ti”, tha dje Noka, duke u larguar nga mbledhja bashkë me deputetët e PD-së. Edhe pse situata degradoi, kryetari i Komisionit të Sigurisë ruajti qetësinë dhe vazhdoi mbledhjen.

KËRKESA E BYROSË

Pas prishjes së mbledhjes, kryetari i Komisionit, Spartak Braho, i drejtoi një shkresë Byrosë së Kuvendit, në të cilën kërkoi përjashtimin e deputetit Flamur Noka me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Në letrën e firmosur nga Braho, thuhet se: “Komisioni i Sigurisë, gjatë diskutimit në parim të projektligjit për buxhetin e shtetit 2017, ku të ftuar ndër të tjerë kishte edhe ministrin Saimir Tahiri, është përballur me një situatë jashtë çdo sjelljeje normale parlamentare të iniciuar nga anëtari i këtij komisioni, z. Flamur Noka.

Me gjithë përpjekjet për normalizimin dhe zhvillimin e një seance normale dëgjimore, duke tërhequr vazhdimisht vëmendje për qetësi dhe mirëkuptim gjatë zhvillimit të diskutimeve në komision, deputeti në fjalë vazhdimisht përdori fjalë të pahijshme dhe ofenduese si ‘të dhj… mu në kryetar, qërohu etj.’, duke provokuar rrëmujë, pengesë në zhvillimin e seancës, fyerje dhe kërcënime për anëtarët e komisionit dhe ministrin e Brendshëm.

Me këto veprime dhe fjalë, deputeti ka cenuar rëndë imazhin dhe dinjitetin e gjithsecilit në Komisionin e Sigurisë”.

SHERRI

Asllan Dogjani: Nuk të akuzoj drejtpërdrejt, por jam i bindur në një analizë që, pa mbështetjen tënde, nuk ka shanse të ndërtohet një pistë avioni, apo drejtori i policisë ta lejojë pa mbështetjen tënde.

Spartak Braho: Nëse ai është i lidhur me krimin, të thërrasim Adriatik Llallën ta lidhë këtu.

Saimir Tahiri: Mund t’i jap një përgjigje të shkurtër?

Flamur Noka: Jo bëri koment ky, jo pyetje. S’ka bërë pyetje.

Spartak Braho: Mirë pra, kush është dakord me buxhetin në parim?

Flamur Noka: Çfarë thua ore, ooo, prit se kemi diskutime…?! Ça bën ti…

Saimir Tahiri: Opozita këtë detyrë ka, pavarësisht se shkon shumë përtej logjikës minimale jo më ndonjë kriteri moral në këtë vend. Megjithatë, me këtë mënyrë të të bërit opozitë, e morën përgjigjen edhe në Dibër, edhe në Kolonjë. E do ta marrin prapë përgjigjen, se kështu është kjo histori.

Flamur Noka: A ta tregoj unë përgjigjen ty, përgjigjen me hashash… Ta tregoj unë shumë shpejt.

Saimir Tahiri: Por unë i kërkoj të votojnë buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Albana Zeneli: E dëgjove çfarë të tha Kokëdhima, drejtues të lartë të Policisë të përfshirë në trafikun e hashashit.

Saimir Tahiri: Ky është buxheti i më shumë shërbimeve. Tani, i nderuar kryetar, mua më duhet të iki se kam punë…

(Saimir Tahiri ngrihet në këmbë për t’u larguar nga salla)

Flamur Noka- Brahos: Si ikën ai pa leje?! Ça është kjo leje, pa mbaruar ne diskutimet. Ulu aty! Ulu aty se po vazhdojmë diskutimet. Ulu aty se s’ke ardhur këtu të bësh karagjozin. Ulu në vend! Ne jemi në fazën e diskutimit, a është buxhet ky apo çfarë është, karagjozllëk!

Pirro Lutaj: Po mos bërtit, ore Flamur, se dëgjohesh.

Flamur Noka: S’ke për të bërë më mbledhje këtu, se është ai karagjoz.

(Saimir Tahiri largohet nga salla. Noka çohet në këmbë dhe i hedh projektligjin e buxhetit Spartak Brahos)

Flamur Noka: Ça është kjo?! Të çohet tjetri në mes të mbledhjes! Të dhjefsha mu në kryetar që je! E le ti të ikë nga mbledhja dhe do drejtosh seancat ti, ik more qërohu! Do drejtosh komision ti.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...