Published On: 8 Korrik, 2017

Dega e parë e LDK-së nominon për kryetar të Prishtinës Ismet Beqirin

Njomza Emini nga dega e parë e Lidhje Demokratike të Kosovës në Prishtinë, që përfshinë Kodrën e Trimave, tha se kjo degë ka nominuar si kandidat të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Ismet Beqirin.

Emini ka deklaruar për emisionin Ju Flet Prishtina në Klan Kosova se janë pajtuar që ta propozojnë Beqirin – që është edhe kryetar i kësaj dege në Prishtinë.

Emini është shprehur e bindur se nëse kandidon Beqiri në zgjedhjet lokale, atëherë LDK-ja do ta kthejë kryeqytetin, njofton Klan Kosova.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...