Published On: 30 Prill, 2017

Defilimet e tankeve dhe lojërat e pista politike të Serbisë ndaj Luginës së Preshevës

Shkruan: Nehat Hyseni 

Defilimi i autoblindave dhe tankeve të ushtrisë serbe këto ditë, në çdo kohë e në çdo orë, madje edhe  gjatë pikut të qarkullimit të nxënësve dhe qytetarëve nëpër rrugët e vendanimeve shqiptare në Luginë të Preshevës, paraqet demonstrim të forcës dhe “muskujve” të shtetit të Serbisë, për t’i friguar shqiptarët dhe për t’i trishtuar edhe fëmijtë në djep.

Kjo çmendi faqezezë e lidershipit të çekuilibruar emocionalisht, moralisht e politikisht të këtij vendi e të kësaj toke të mallkuar, që siç pohon me gjenialitet intelektuali i mirëfilltë serb, kryebashkiaku i dikurshëm i Beogradit, arkitekti

Bogdanoviq, se “asnjëherë nuk e ka prekur si duhet civilizimi i mirëfilltë”.

Serbia e Alaksandar Vuçiqit sot, sa duket, aspak nuk ka mësuar nga nacionalsocializmi, apo fashizmi i Sllobodan Millosheviqit.

Bindja se patriotizmi serb matet me shkallën e urrejtjes së tërbuar ndaj shqiptarve dhe se nuk është serb i vërtetë ai i cili nuk i urren në mënyrë patologjike shqiptarët dhe të tjerët, si filozofi politike gjenocidale e kreut dhe lidershipit aktual të Serbisë.

Vetëm një lidership i sëmurë psikikisht e moralisht dhe i çmendur mund t’ia lejoj vetes një terror të këtillë antishqiptar, antinjerëzor e anticivilizues, kinse për “sigurinë shtetërore të Serbisë”.

Kuptohet se një sjellje të tillë të sëmurë të kreut politik të Serbisë në Luginë të Preshevës po mundohet t’a imitoj edhe Jonuz Musliu, i cili po përpiqet të bëhet një “Sheshel, Daçiq apo Vuçiq shqiptar”.

Dhe kjo “kopje” e ekstremizmit serb, na del edhe më e shëmtuar se “origjinali” i lidershipit serb.

Këta mjeranë, sikur nuk u ngopën dhe nuk e mësuan se çfarë rezultatesh tragjike sjellë shizofrenia dhe patologjia antinjerëzore e anticivilizuese e tillë, që u sjellë votëbesim dhe i mbanë gjallë politikisht, për ta helmuar edhe më tutje ambientin politik, mirëqenien dhe vlerat civilizuese tek ne dhe në rajon.

Jonuz Musliu e “bashkon Luginën e Preshevës me Kosovën dhe Shqipërinë”, po aq sa e “mbrojti” Lapidarin e UÇPMB-së me “500 ushtarë” të premtuar të tij, duke mos u dukur fare para xhandarmerisë serbe.

Populli thotë: “Qeni i keq na sjell ujkun në torishtë”!

Ruana Zot, nga Jonuz Musliu!

Sepse, na ka ndihmu… Edhe tani ka me na “bashku me Kosovën”, e ka me na ….!

Pra, Serbia e ka shumë të qartë dhe e din fare mirë se deklarimet e pasinqerta e demagogjike të Jonuz Misliut, se nuk e rrezikojnë Serbinë.

Por, atyre u shërbejnë si pretekst dhe u janë të mirëseardhura deklaratat e tilla “kuturu”, për t’i justifikuar e për t’i arsyetuar para opinionit ndërkombëtar, qëllimet e tyre makabre dhe veprimet shfarosëse e gjenocidale ndaj shqiptarve në Luginë të Preshevës.

Këto lojëra të pasinqerta e të pista, për poena politikë të Vuçiqit e Daçiqit dhe të tjerëve, si dhe ato të mediave serbe, kanë qëllime të errëta antishqiptare, që krijojnë kinse “patriota” shqiptarë, sipas nevojave dhe qëllimeve të tyre dashakeqe për arritjen e qëllimit makabër të tyre, për nxitjen e shpërnguljeve të shqiptarve nga këto troje të tyre stërgjyshore.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...