Published On: 4 Shkurt, 2016

Deda: Thaçi nuk e ka përkrahjen e ndërkombëtarëve për president

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ilir Deda, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se këtë vit do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Ai ka thënë se nuk beson që shefi i PDK-së, Hashim Thaçi do të zgjidhet president, dhe se sipas tij, zgjedhjet do të mund të mbaheshin në muajin prill.

“Ne duhet t’i kthehemi temës së zgjedhjes së presidentit nga ana e qytetarëve. Mendoj që Kosovës i duhet një president që ka legjitimitet të votës së qytetarëve”, ka thënë Deda.

“Unë më shumë e shoh zgjimin e një pjesë demokratike të LDK-së, e cila e ka thyer idenë se deputetët e kësaj partie Thaçin. Madje, Thaçi nuk do ta ketë kuorumin e mjaftueshëm prej 80 deputetëve ditën e votimit në Kuvend, por as përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare. Atë në SHBA nuk e takoj asnjë zyrtar i shtetit në takime zyrtare. Ambasada i ka demantuar deklaratat e tij se e ka mbështetjen e SHBA-ve për postin e presidentit. Në fund më e rëndësishmja është se presidentin a e përkrah populli ose jo”, ka shtuar Deda.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...