Published On: 14 Qershor, 2017

Deda: PDK do të ulet tek vendi i opozitës

Ilir Deda nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka reaguar në lidhje me deklaratat e përfaqësueseve të koalicionit PDK-AAK-Nisma, të cilët kanë thënë se vetëm ata mund të krijojnë qeverinë e re të Kosovës.

Sipas Dedës, PDK ka rreth 22 deputetë dhe do të jetë parti opozitare.

“Zyrtarët e ndryshëm të PDK-së vazhdojnë të shesin mjegull – atë që e bëjnë më së miri”, ka shkruar Deda në Facebook.

“PDK si partia e tretë në Kosovë, me rreth 22 deputetë, është opozita e re tash pas 11 qershorit”, ka thënë Deda.

“Fyerjet dhe arroganca e tyre e tregon më së miri përgatitjen e tyre për opozitë. Qasje e padenjë për çfarëdo opozite”, ka shkruar në Deda në rrjetin social.

Koalicioni PAN pritet të ketë 39 deputetë në Kuvendin e Kosovës, Lëvizje Vetëvendosje 31 deputetë dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa rreth 30.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...