Published On: 19 Qershor, 2017

Deçani dhe Skënderaj janë të kriminalizuar si askund tjetër në Ballkan

  • … ai e ripohon të vërtetën e madhe se “liria” në Kosovë është fiktive, iluzive, e rrejshme, sepse “komandantët” kriminelë, haraçxhinj, vrastarë me banda dhe hajna zyrtarë, janë në kupolë të pushtetit dhe të shtetit.

Betejat e “komandantëve” pa emër, pa vend, pa datë

Shkruan: IDRIZ ZEQIRAJ

Shkrimi i veprimtarit të Mërgatës shqiptare, Asllan Dibrani, titulluar: “Letër e hapur për të burgosurit politikë dhe Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin”, është një mesazh i duhur, në kohë dhe hapësirë. Është nga më të drejtëpëtdrejtit e deritashëm, për ta zhbllokuar dhe vënë në binarët e duhura drejtimin e Kosovës. I lumtë! Kështu duhet t`i shërbejnë popullit, Kosovës. Atdheut, mërgimtarët tanë shpirtdlirë dhe mendje-kthjelltë. Sepse është koha për fjalë dhe veprime të mençura dhe të guximshme. Është shumë i nevojshëm ndërgjegjësimi, emancipimi politik, zgjimi i popullit tonë të përgjumur.

Fotografitë e publikuara nga Ju, si dëshmi i gjyqeve politike, të viteve `80-a, janë një gjetje tjetër e qëlluar nga Ju. Edhe dyshimi, natyrisht, zemërplasur, nga Ju, se mos, vallë, rastësia i dërgoi disa nga të burgosurit politikë prapa grilave, bazuar në veprimet e tyre në “lirinë” e tanishme, qëndron. E thonjëzoj fjalën – liri – , sepse liria pa demokraci është një përrallë dimri, siç thotë gjermani i madh Gëte. Shumica e të burgosurëve politikë “en bloc” (në grup), iu bashkuan “partisë” të akademik Qosjes, si trampolinë, për t`u futur në partinë-bandë të krimit – PDK-e. Eksponenti i nomenklaturës, Azem Vllasi, i knaqur, qeshi zëshëm: “Ju kam thënë se këta kanë hy në burg “për mustaqet e Stalinit”, pra, për ideologjinë marksiste-leniniste dhe jo për lirinë e Kosovës!” Pa çka se edhe vet Vllasi u përmut, me këshillimet e tij, në këtë bandë të përgjakshme. Tashmë, të burgosurit politikë, jo të gjithë, janë bërë rregëzinë e partive, të cilat, me listime emërore, kanë vrarë luftëbërësit e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, (FARK), përfshi këtu edhe ministrin e luftës, kolonel Ahmet Krasniqin, si dhe veprimtarët e kuadrot e LDK-së të Ibrahim Rugovës.

Diktatura brenda partiake, tek të gjitha partitë parlamentare, e shtrirë në zona me dominim të bandave të “komandantëve”, të veshur me fuqi partiake, në veçanti, në Deçan dhe Skenderaj, e ilustrojnë, më së miri  lirinë- përrallë. Denoncimi i vjedhjes faktike të votave në Deçan, në favor të PAN-it kriminal, nga gazetarët vendorë, kundër-përgjigja nga banda e AAK-së, ishte e vrazhdë, kërcënuese dhe e frikshme, deri me shpagim me kokë. Deçani dhe Skënderaj janë të kriminalizuar si askund tjetër në Ballkan dhe Evropë. Provincializmi primitiv dhe idiotesk është kulmor. Të mësuar me dajak, qytetarët e tmerruar dhe mjeranë, votojnë për dajakxhinjtë e tyre! Paradoks dhe turpërim brez pas brezi!

Por, kam një vërejtje të madhe sa bjeshka: Treshja e përmendur: Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, “për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së në Hagë”, assesi nuk qendron. Ata kanë mbrojtur, me nder, bythën e vetë. Krimet e tyre jan të dëshmuara, faktike, ndësa lirimet janë të blera e politike, për dy të parët, krime vrastare politike dhe krimin e haraçit dhe të hajnisë masive. Ndëra i treti, është pjesë e listëbërësve dhe tellall, si zëdhënës, me komunikatat e lëshuara, duke i juastifikuar vrasjet e ushtarakëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të Ibrahim Rugovës. Edhe lufta e tyre është e dyshimtë. “Betejat e bëra”, nuk kanë as emër, as datë dhe as vend! Ndërkohë që, betejat e të tjerve i kanë të tria këto komponente të domosdoshme. Andaj, duhet të kihet kujdes në këtë temë, sepse “Verba volant, scripta manent”, – ka thënë latii i lashtë,  e shqipëruar: “Fjala fluturon, e shkruara mbetet”.

Jua rikujtoj lexuesve të pavëmendshëm, se edhe Millosheviçit iu akordua pafajsia nga Gjykata e Hagës, me arsyetimin se nuk ka mundur t´i disiplinojë nacionalistët serbë, paramilitarët. Shqiptarë të pafajshëm të Kosovës, të kaluar në Gjykatat vendore dhe ndërkombëtare, nu ka. Ndërkohë, janë të lirë, të pandëshkuar, shumë qindra kriminelë. Prandaj, liria e Kosovës, është një përrallë. Kur poeti, Selman Syla, alias Sylë Bajrami,  i Drenicës, po shkruante në faqen e tij elektronike se “Amerikanët na kthyen në shtëpitë tona, por nuk na çliruan”, unë, fillimisht, dyshova në mosmirënjohjen e tij, siç thonë “komandantët” e Rognerit, se “ne e çliruam Kosovën!” Por, jo, ai e ripohon të vërtetën e madhe se “liria” në Kosovë është fiktive, iluzive, e rrejshme, sepse “komandantët” kriminelë, haraçxhinj, vrastarë me banda dhe hajna zyrtarë, janë në kupolë të pushtetit dhe të shtetit. Dhe të tjerë si ata, vëllezër siamezë”  presin t`u bashkohen.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...