Sport Sporti Nderkombetar

De Sciglio lë qendrën stërvitore, afër Juventusit

  • Mattia De Sciglio do ta veshë fanellën e Juventusit sezonin e ardhshëm.

Mattia De Sciglio është larguar nga qendra stërvitore e Milanit në Kinë për të kompletuar transferim në Juventus, bënë të ditur Corriere dello Sport, transmeton Gazeta Express.

Sipas Corriere dello Sport, “Zonja e Vjetër” është shumë afër që t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit të djathtë, për të cilin interesohen tash e një kohë të gjatë.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se transferimi do të kompletohet këtë javë dhe tashmë lojtari është largua nga qendra stërvitore e Milanit, i cili është përshëndetur me shokët këtë mëngjes.

Ai ka lënë kampin në Guangzhou dhe nuk do të jetë i pranishëm në miqësoren ndaj Borussia Dortmundit.

De Sciglio pritet t’i kryejë nesër testet mjekësore, derisa portieri, Wojciech Szczesny, sot do të arrijë në Torino. /Gazeta Express/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *