Published On: 31 Maj, 2017

David Phillips: Mosliberalizimi i vizave, vendim i çuditshëm!

Analisti amerikan David Phillips në një ligjëratë me studentët e Kolegjit “Universum”, ka thënë se në Kosovë deri më tani politikanët kanë pasur agjenda se si të pasurohen vetëm personalisht.“Politikanët kanë pasur agjenda se si të pasurohen personalisht, derisa ka ardhur koha që ata ta merren më shumë me çështje sociale. Edhe kosovarët, më shumë duhet të bëjnë për shtetin sesa Kosova për ta”, ka thënë ai, raporton EO.Ndërsa duke folur për zhvillimin ekonomik Phillips ka thënë se Kosova nuk është si duhet në këtë aspekt. “Zhvillimi ekonomik në Kosovë nuk është i mirë. Mos liberalizimi i vizave është vendim i çuditshëm. Kur Ukraina e ka fituar liberalizimin e vizave pse ju mos ta keni”, ka thënë Phillips.

Tutje, ai ka thënë se Brukseli duhet t’ia bërë të qartë Serbisë që kjo e fundit nuk do të integrohet në BE pa i zgjidhur çështjet me Kosovën.“Brukseli duhet publikisht t’i thotë Serbisë që nuk do të integrohet në Bashkimin Evropian nëse nuk i zgjidh të gjitha çështjet me Kosovën, dhe t’i respektoj marrëveshjet e arritura”, ka pohuar Phillips.Ai foli edhe për rolin e Rusisë në Ballkan, ku tha se shteti rus është në luftë të ftohtë me ShBA-të sa i përket ndikimit në Ballkan.Sipas tij, Rusia së bashku me Serbinë janë armiq të Kosovës, të cilat po e pengojnë anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...