Published On: 17 Maj, 2017

Dastid Pallaska flet për kandidaturat e Avdullah Hotit dhe Ramush Haradinajt (Video)

  • Avokati Dastid Pallaska, në emisionin Komiteti, ka folur për kandidatët për kryeminstër të nominuar nga dy koalicionet e mëdha parazgjedhore. LDK-AKR-Alternativa kanë kandiduar Avdullah Hotin, ndërsa Nisma-PDK-AAK Ramush Haradinajn.

Pallaska ka komentuar nominimin e Avdullah Hotit nga radhët e Lidhjes Demokratike, dhe tërheqjen e kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa, nga në nominim i serishëm.

Avokati ka analizuar profilin e ministrit të Financave në mandatin e kaluar qeverisës, i cili tani do të jetë kandidati i koalicionit mes LDK’së, AKR’së e Alternativës.

Ndërsa, Pallaska ka folur edhe për marrëveshjen e arritur mbrëmë mes PDK’së, AAK’së e Nismës, e cila rezultoi me emrin e Haradinajt si kandidat për kryeministër edhe pse lideri i PDK’së, Kadri Veseli nominimin e tij e kishte bërë të ditur që nga koha kur ishte mbajtur kongresi i kësaj partie.

Ndiqeni videon e mëposhtme:

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...