Published On: 12 Tetor, 2017

Dashnorja grushton liderin e partisë (Foto)

Lideri i Partisë për Ardhmëri Evropiane, Fijat Canovski që përfaqëson komunitetin e ashtuquajtur torbesh në Maqedoni parmbrëmë është goditur nga ish-dashnorja e tij në një nga lokalet e Shkupit.

Lajmi bëhet i ditur nga portali “dokazm”, i cili ka theksuar se ngjarja ka ndodhur derisa Canoski ka qenë me një vajzë tjetër të re në kafeterinë “Maska” në Shkup, informon INA.

Atij i është ofruar siç thuhet ish-dashnorja, që gjithashtu është në moshë të re dhe ka nisur të zihen duke shkëmbyer fjalë. Në një moment duke parë se atmosfera po nxehet dhe tensionohet, Canoski është larguar nga lokali duke ecur me një shpejtësi më të madhe, por vajza e irituar e ka goditur me grusht në trup si dhe e ka lagur me një shishe votka. “Gjithë lokale është habitur dhe qeshur me këtë ngjarje skandaloze që i ka nxirë imazhin biznesmenit”, ka shkruar portali.

Canoski është biznesmen nga Struga, por që me aktivitetet e tij të biznesit është i përqëndruar në Shkup. Ai është edhe protagonist i skandalit të bombave të përgjimeve, pasi që njëri kompleks banesor, u shemb me tritol nga qeveria e kaluar, në shenjë hakmarrje, pasi që ai nuk kishte përkrahur VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit. Ky rast ende është në procesim nga Prokuroria Speciale dhe se nuk ka ndonjë epilog.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...