Published On: 27 Prill, 2017

Dardan Sejdiu del në rrenë: Biznesin që ia ndaloi qytetarit në Prishtinë, ua lejoi Devollëve (Video)

  • Një qytetar i Prishtinës kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës lejen për vendosjen e një autobusi që do të shërbente si atraksion. Nënkryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e “Vetëvendosjes”, Dardan Sejdiu, një vit më parë, kishte thënë se nuk japin leje për vendosjen e autobusëve në sheshe, pasi ajo do të shërbente edhe për biznes.

Por, një vit më pas, Komuna e Prishtinës ka lejuar vendosjen e autobusit për miqtë e tyre Devollët, për të njëjtin qëllim.

“… kërkesa është bërë që ai autobus të vendoset në shesh, ne ia kemi shpjeguar qytetarit që në sheshe nuk japim leje… Drejtoria e Shërbimeve Publike i ka dhënë një opsion, për te Rektorati, meqë ideja nuk është veç vendosja e autobusit si atraksion, por ideja e krijimit të një biznesi – shitjes të kafesë dhe si e tillë, hapësira publike bëhet resurs për çdo kënd…”, kishte thënë Sejdiu në emisionin “Interaktiv” një vit më parë.

Mirëpo, pas një viti, Komuna ka lëshuar leje për një ide të njëjtë të vendosjes së një autobusi në qendër të Prishtinës – në shesh, për Devollët – miqtë të Shpend Ahmetit.

Autobusët e kompanisë Devolli kanë zbarkuar më 15 prill 2017, në sheshin kryesor të Prishtinës për të mbajtur një kampanjë të tyre. Lejen për këtë aktivitet në qendër të kryeqytetit e kanë marrë nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Çfarë deklaroi Dardan Sejdiu në emisionin, me datën 16.06.2016:

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...