Published On: 15 Qershor, 2017

Dardan Gashi: Ja kush do ta formojë qeverinë e ardhshme!

Analisti politik, Dardan Gashi ka thënë se në qoftë se PAN-i nuk arrin ti marrë votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë, mund të përsëritet situata e njëjtë si e vitit 2014, ku ishte shkaktuar bllokadë institucionale për gjashtë muaj radhazi, raporton Gazeta Blic.

Sipas Gashit, presidenti i vendit Hashim Thaçi vështirë se do t’i jap mandatin Albin Kurtit për formimin e një qeverisje nga partia e tij e ai në krye. Ai është i bindur se presidenti me gjasë do t’i jap të drejtën kandidatit të PAN-it.

“Presidenti nuk besoj që me dëshirë ia jep Albin Kurtit të drejtën për formimin e qeverisë, por ia jep kandidatit të PAN-it. Në realitet presidenti ka të drejtë dy herë më ia dhënë mandatin kandidatit të PAN-it, por skenari i herës së kaluar mund të përsëritet nëse PAN-i nuk mund të gjejë ndonjë variant tjetër për formimin e qeverisë”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se rezultatet e 11 qershorit kanë qenë befasi për të gjithë.

Ai është shprehur i habitur me rënien kaq të madhe të LDK-së dhe rritjen enorme të VV-së, e që sipas tij as vet anëtarët e Vetëvendosjes nuk e kanë pritur një rezultat të tillë.

“Për mua së paku ka qenë e pritshme rënie e Lidhjes Demokratike si dhe ngritja e VV-së për shkak punës në qeveri me PDK-në për shkak të konfliktit të brendshëm të LDK-së e gjitha këto. Mirëpo rezultat të tillë besoj që se ka parashikuar askush rënie kaq të madhe të LDK-së dhe ngritje kaq të madhe të VV-së dhe besoj që as vet VV-ja nuk e kanë pritur këtë rezultat ata kanë bërë sondazhe ku kemi parë ngritje mirëpo as ata vet nuk e kanë pritur këtë rezultat”, është shprehur Gashi për Gazeta Blic.

I pyetur se a ekziston mundësia që prapë të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme, Gashi ka thënë se nuk e kemi luksin që prapë të shkojmë në zgjedhje. Ai më tej ka thënë se zgjidhje do të ishte edhe formimi i një qeverie teknike.

“Edhe presidenti edhe partitë politike janë të vetëdijshme që nuk e kemi luksin që të shkojmë prapë në zgjedhje dhe nuk shoh që do të kemi rezultat tjetër përveç rritjes ende më të madhe të VV-së. Por ka mundësi është duke u folur varianti formimi i një qeverie teknike si tejkalim i kësaj situate nëse nuk mund të bëhet asnjë parti nuk arrin t’i bëjë votat dhe shkohet në qeveri teknike ose ka variant si mund të funksionoi kjo punë”, ka thënë ai./GazetaBlic.com/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...